"Mbi 60 për qind prej shoqërisë bullgare ka probleme me peshën. Obeziteti është si një ortek. Të jesh i shëndoshë është një stigmë. Shoqëria thotë se i pranon këta njerëz, por a është e vërtetë" - thotë Desisllava Hristozova, e cila është autore e një libri për problemet e njerëzve mbipeshë. Së fundmi ajo ishte mysafire në studion e programit “Horizont” të BNR, ku tha se ka bërë si mision të saj të tregojë për personat me peshë problematike – si jetojnë dhe si luftojnë me kilogramët e tepërt.
"Njeriu duhet të mësohet në familjen e tij se si të hajë, si të lëvizë dhe të jetë aktiv, të rregullojë jetën e tij në mënyrë që të jetë i shëndetshëm dhe të shmangë obezitetin. Duhet edukim shëndetësor për këtë temë" - thotë ajo.
Vite më parë, Desisllava Hristozova ka provuar të gjitha llojet e dietave derisa ka arritur peshën kufi dhe është bërë e varur nga ushqimi. Ajo gjithashtu është themeluese e fondacionit të saj për parandalimin e obezitetit te bullgarët.
Desisllava Hristozova e quajti atë "Desi, ku je?", pasi dëshiron të gjejë më shumë njerëz me problemin e saj, me të cilët mund të shëtitin në shtigjet malore të malit Vitosha afër Sofjes. Desisllava Hristozova ka qenë 151 kg, por me më shumë aktivitet fizik ka arritur të humbasë mbi 20 kg. Tani ajo dëshiron t'ua përcjellë të tjerëve përvojën e saj, por edhe t'u tregojë të gjithëve se për problemet e të rinjve dhe të rriturve me mbipeshë duhet folur shumë më tepër, sepse prek një pjesë shumë të madhe të shoqërisë sonë.
Përpiloi: Gergana Mançeva
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Vesella MançevaRajoni Jug-Qendror i Bullgarisë është rajoni në Bashkimin Evropian me shkallën më të lartë të vdekshmërisë nga sëmundjet kardiovaskulare - 66.2% e të gjitha vdekjeve, sipas të dhënave të Eurostat. Ajo është dy herë më e lartë nga ajo mesatare e BE-së..
Para se të largohej nga kjo botë, Papa Françesku zgjodhi që tema e Ditës Botërore të Emigrantëve dhe Refugjatëve për këtë vit, që bota katolike e kremton për herën e 111-të më 4-5 tetor, të ishte "Emigrantët – misionarë të shpresës". “Me këto fjalë..
Çështja e informacionit cilësor dhe të saktë ka qenë gjithmonë jashtëzakonisht e rëndësishme, por a mos vallë tashmë jemi përballë një problemi që paraqet rrezik për përhapjen globale të lajmeve të rreme në të ardhmen? Sipas një studimi të Eurobarometrit,..
Me një koncert të kuartetit "Sllavej" të krijuar nga këngëtarja popullore Nadka Karaxhova dhe një bisedë rreth problemeve urgjente të..
Gazetari investigativ bullgar Hristo Grozev u nderua me çmimin prestigjioz “Gazetari i Vitit” në festivalin mediatik evropian PRIX EUROPA , i cili..