Edicioni i nëntë i festivalit "Opera në Maja" do të zhvillohet midis peizazheve natyrore të Shkëmbinjve të Bellogradçikut nga sot, 2 gusht, deri më 18 gusht. Festivali për dashamirët e muzikës organizohet nga Opera dhe Baleti i Sofjes.
Festivali do të hapet me operën “Toska” me rastin e 165-vjetorit të lindjes së kompozitorit italian Giacomo Puccini. Për nder të tij do të prezantohen edhe dy vepra të tjera - "Madama Butterfly" dhe "Turandot". Në program përfshihet edhe opera "Medea" nga Luigi Cherubini dhe muzika "Mamma Mia!" nga Benny Andersson dhe Bjorn Ulvaeus.
Në shfaqjen hapëse "Toska" do të marrin pjesë Radostina Nikollaeva, tenori gjeorgjian Mihaill Sheshaberidze, Veselin Mihajllov, këngëtarët e vegjël nga Kompleksi i Fëmijëve në Bellogradçik, Orkestra dhe Kori i Operës së Sofjes nën drejtimin e dirigjentit italian Giampaolo Mazzoli.“Mbrëmjet ballkanike” është një nismë që mbahet nga 5 deri më 8 shtator në Pitsbërg të Pensilvanisë, SHBA. Veprimtaria fillon sonte me punëtorinë muzikore "Vallet ballkanike" me udhëheqës Dimitër Hristov. Ditët në vijim - 6 dhe 7 shtator - do të..
Sonte mbyllet sezoni i nëntë i Operës Verore "Skena e Shekujve" 2024, një forum i madh muzikor i Komunës së Veliko Tërnovës. Dy muajt e fundit u ofruan banorëve dhe vizitorëve të kryeqytetit të vjetër bullgar koncerte, shfaqje opere dhe baleti,..
Lyrra është pseudonimi artistik i këngëtares së re Ljubomira Pavllova. Para se të fillonte të performonte si artiste e pavarur, ajo fitoi famë nga pjesëmarrja e saj në formacionet e njohura folklorike, si "Misteri i zërave bullgarë", "Çinari",..
Më 17 shtator Kisha Ortodokse Bullgare kremton dëshmoret e shenjta Sofia, Vjara, Nadezhda dhe Ljubov . Në këtë ditë shënojmë edhe festën e..
Një nga grupet më të njohura në vendin tonë me një nga vokalistet më interesante dhe magnetike – “Kerana dhe kozmonautët” - i shton një yjësi të re..