Edicioni i nëntë i festivalit "Opera në Maja" do të zhvillohet midis peizazheve natyrore të Shkëmbinjve të Bellogradçikut nga sot, 2 gusht, deri më 18 gusht. Festivali për dashamirët e muzikës organizohet nga Opera dhe Baleti i Sofjes.
Festivali do të hapet me operën “Toska” me rastin e 165-vjetorit të lindjes së kompozitorit italian Giacomo Puccini. Për nder të tij do të prezantohen edhe dy vepra të tjera - "Madama Butterfly" dhe "Turandot". Në program përfshihet edhe opera "Medea" nga Luigi Cherubini dhe muzika "Mamma Mia!" nga Benny Andersson dhe Bjorn Ulvaeus.
Në shfaqjen hapëse "Toska" do të marrin pjesë Radostina Nikollaeva, tenori gjeorgjian Mihaill Sheshaberidze, Veselin Mihajllov, këngëtarët e vegjël nga Kompleksi i Fëmijëve në Bellogradçik, Orkestra dhe Kori i Operës së Sofjes nën drejtimin e dirigjentit italian Giampaolo Mazzoli.Besnike ndaj stilit të saj karakteristik etno me një tingull bashkëkohor, Dimana Mirçeva, e njohur si DIA, na prezanton këngën e saj më të fundit - "Është vonë". Në të, këngëtarja dhe kantautorja bazohet në mesazhet e saj, si gjithmonë duke u mbështetur në..
Dita e Shën Valentinit zë një vend të veçantë në programin e Operës së Varnës. Pikërisht më 14 shkurt publiku do të ndjekë historinë e madhe muzikore të dashurisë për princeshën kineze Turandot, në operën me të njëjtin emër të Puccinit. Rolin e Princit..
Stenli e hap vitin me këngën e tij të re "Nëse është e nevojshme" - një këngë që do të përfshihet në albumin e tij të ri. "Nëse është e nevojshme" ka tingullin tipik modern të muzikës së stilit pop të këngëve të artistit të njohur dhe, si gjithmonë, bën..
Viktoria Gllavçeva këndon që nga mosha 4-vjeçare dhe ka fituar një sërë çmimesh, por një popullaritet të veçantë fitoi pas pjesëmarrjes në formatin..
Orkestra e Muzikës Popullore e Radios Kombëtare Bullgare, e drejtuar nga maestro Dimitër Hristov , po përgatit një turne pranveror në mars. Të..