Kryeministri në detyrë Dimitër Gllavçev deklaroi në sallën plenare se gjendja me zjarret është e rëndë, por për momentin nuk kemi nevojë për ndihmë shtesë. “Mekanizmi ndërkombëtar për mbrojtjen civile në kuadër të Bashkimit Evropian është plotësisht i mjaftueshëm”, shtoi ai.
Në vendin tonë ka një shtab operacional për zjarret, i cili vlerëson se kur duhet aktivizuar Mekanizmi i Mbrojtjes Civile të BE-së dhe kur kërkohet ndihmë nga një vend tjetër anëtar, tha kryeministri. Sipas tij, falë zjarrfikësve tanë, personelit ushtarak, zyrtarëve të pyjeve dhe vullnetarëve, ne përballemi relativisht shpejt me shpërthimet е zjarreve. Megjithatë, ai pranoi se nuk ka asnjë vend që mund të ketë sukses me forcat e veta në një situatë të tillë.
Dimitër Gllavçev siguroi se shtabi ynë operativ është në koordinim me autoritetet në Greqi dhe Maqedoninë e Veriut, ku gjithashtu ka zjarre.Bordi Ekzekutiv i Fondit Monetar Ndërkombëtar (FMN) ka përfunduar Konsultimin mbi nenin IV për Bullgarinë në vitin 2025. Sipas procedurës për vlerësime dhe rekomandime për vendet anëtare të FMN-së, thuhet se kërkesa e brendshme vazhdon të nxisë..
Sot, 25 nëntor, në shumë qytete bullgare do të zhvillohen marshime nën sloganin "Asnjë më shumë" me rastin e Ditës Ndërkombëtare për Eliminimin e Dhunës ndaj Grave. Fondi Bullgar për Gratë gjithashtu do t'i bashkohet marshimeve. Fondi tregon se në..
Bullgaria renditet e 11-ta në indeksin global të këtij viti të kompanisë Surfshark - "Cilësia Dixhitale e Jetës 2025" (DQL), duke u ngjitur nga pozicioni i 18-të. Indeksi synon të studiojë dhe ndjekë mirëqenien dixhitale të vendeve në pesë fusha:..