Kthimi tek rrënjët ka sjellë gjithmonë emocione, sidomos për artistët. Kështu ndodh edhe me Stefan Illçev – këngëtarin e ri të dashur jo vetëm nga vendlindja e tij, Burgasi, por edhe nga publiku bullgar dhe i huaj.
Ai ka përgatitur një koncert të veçantë me titull “Destinacioni Burgas”. Më 10 gusht, në skenën e Teatrit Veror në qytetin detar, interpretuesi do të bëjë një rikthim jo vetëm në vendin ku ka lindur, por edhe një rikthim drejt të gjitha këngëve që ka kënduar, por të prezantuara në një mënyrë të re. Muzikanti është shumë i emocionuar jo vetëm për takimin e ardhshëm me publikun në vendlindje, por edhe sepse në këtë koncert ai do të bëjë njëfarë debutimi.
“Destinacioni Burgas” do të jetë një debutim absolut për mua si organizator, skenarist, regjisor... Doja të kaloja të gjitha hapat dhe të mbaja të gjithë përgjegjësinë”, tha Stefan Illçev posaçërisht për Radio Bullgarinë. Ai na shpjegoi se e ka zgjedhur pikërisht Burgasin si stacionin e parë të këtij programi, sepse këtu ka qenë debutimi i tij profesional. Më 10 gusht Stefan Illçev do të ofrojë një koncert të jashtëzakonshëm – një spektakël i vërtetë, në të cilin do të ketë edhe mysafirë të lidhur me qytetin tonë bregdetar.
Në programin e koncertit është edhe kënga e tij me titull tematik "Kthimi", krijuar për konkursin "Burgasi dhe deti" më shumë se 10 vjet më parë, me muzikë dhe aranzhim të Eftim Çakërovit dhe tekst të Danna Donkut.
Hite roku me tekste dhe mesazhe serioze me të cilat është rritur më shumë se një brez – kjo është ajo që gjejmë në albumin e ri të grupit "Faktor", të titulluar "Kundër Kohës". Dhe koha duket se po punon në favorin e tyre, dhe për më shumë se..
Konkursi i 8-të Ndërkombëtar i Violinës "Vasko Abaxhiev" do të mbahet në Sofje nga 20 deri më 23 nëntor me një interes rekord. Organizatorët nga Klubi i UNESCO-s "Leonardo da Vinci" - Sofje janë të kënaqur me 32 aplikimet e marra nga 14 vende,..
"Kështu është jeta" – kjo është motoja e koncertit më 19 nëntor, në të cilin kompozitori Stefan Dimitrov bashkon emra legjendarë si Bogdana Karadoçeva, Mihaill Bellçev, Vëllezërit Argirovi, Mimi Nikollova, Doni, së bashku me artistë të rinj, por..