Ekspozita e përbashkët “Dialogu” e Kënço Kënev dhe Valeri Llazarov me koreanen Çoi Xhi Yn prezantohet në Galerinë e Arteve në Ruse.
"Bota ndjen një nevojë të madhe për dialog dhe tolerancë. Në këtë mjedis të tensionuar ndërkombëtar, njerëzit kanë nevojë për një kauzë të përbashkët njerëzore, duke shkrirë barrierat e ftohtësisë dhe ndarjes. Le t'i japim një shans Shpresës, e cila gjen rrugën e saj në brezat e ardhshëm!" - shpjegon Kënço Kënev.
Kënço Kënev dhe kolegu i tij Valeri Llazarov u takuan për herë të parë në vitin 1973, kur aplikuan në klasën e gdhendjes së drurit në shkollën e atëhershme teknike, tani Shkolla e Mesme Profesionale e Zdrukthëtarisë dhe Arkitekturës së Brendshme "Josif Vondrak" në Ruse. Në dy vitet e fundit, të dy organizuan disa ekspozita të përbashkëta, raporton BTA.
"E ndjemë se do të ishte emocionuese me Çoi Xhi Yn të kombinonim pikëpamjet tona të përbashkëta për gjithçka që na emocionon“, thuhet në ftesën e Kënço Kënevit për ekspozitën. Ai saktëson se Çoi Xhi Yn është 33 vjeç. Ajo ka lindur në Seul të Koresë së Jugut dhe i pëlqen të vizatojë ndërsa udhëton nëpër botë. Së fundmi asaj i ka lënë mjaft përshtypje skena e artit bashkëkohor në Bullgari
Përpiloi: Joan Kolev
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Vesella MançevaVitin e radhës banorët dhe mysafirët e qytetit malor Bansko do të transferohen në botën e alpinizmit, kinemasë ekstreme dhe aventureske, njoftoi BTA. Edicioni i sivjetshëm i "Pasioni filmik nën yjet e verës" është në tri mbrëmje - nga data 25..
Edicioni i dhjetë i festivalit Animaphix për filma të animuar në Siçili të Italisë, po i kushton një retrospektivë të veçantë krijuesit bullgar Teodor Ushev, i cili bëhet mbajtës i çmimit "Renato Gutuzo" për vitin 2024, njoftoi BTA. Ushev dekorohet..
"Një zjarr i shuar shpesh rindizet falë prushit që ka mbijetuar." Me këto fjalë të ngrohta profesori i filologjisë sllave Krasimir Stançev ngjall shpresë se interesi i pakësuar ndaj alfabetit bullgar, gjuhën bullgare dhe kulturën bullgare jashtë vendit..
Kultura bullgare dhe traditat vendase, të cilat deri vonë dukeshin ekzotike për pjesën tjetër të botës, gradualisht po bëhen pjesë e kulturës botërore të..