Mbrëmjet e kulturës bullgare në Shqipëri po vazhdojnë edhe në muajin gusht. Shfaqjet e para ishin në qershor, kur grupe folklorike nga Bullgaria prezantuan kostume, valle dhe këngë popullore bullgare para teatrit "Aleksandër Moisiu" në qytetin e Durrësit. Dy koncerte të tjera janë planifikuar në qytetin e dytë më të populluar në Shqipëri – në datat 12 dhe 17 gusht 2024, mësojmë nga Ministria e Punëve të Jashtme.
Festivali "Mbrëmjet e kulturës bullgare" organizohet tradicionalisht nga Xhejljan Demirev, kryedrejtori artistik dhe koreografi për një kohë të gjatë i Ansamblit të Këngëve dhe Valleve Popullore të Veriut “Ivan Vëlev” në Pleven dhe një patriot me shpirt të madh. Prej këtij viti përgatitja e aktivitetit kryhet edhe me mbështetjen e Ambasadës Bullgare në Tiranë.
Në koncertet e muajit qershor grupet kishin përgatitur një program të larmishëm në shesh, duke shkaktuar interes të madh te banorët vendas dhe mysafirët e qytetit.
Edicioni i tretë për vitin 2024 i festivalit "Mbrëmjet e Kulturës Bullgare" ishte i ftuar edhe në një qytet tjetër shqiptar, Shijaku.
Për nder të mysafirëve nga Bullgaria, në sheshin qendror të qytetit u organizua një ekspozitë e produkteve të fermerëve dhe zejtarëve vendas. Një mirëseardhje të veçantë bëri nënkryetarja e bashkisë Shpresa Domi dhe grupi folklorik i fëmijëve të Shijakut. Pjesëmarrësit morën edhe certifikata të posaçme.
Organizimi i mirë nga ana e mikpritësve dhe kënaqësia e pjesëmarrësve dhe e publikut është një kërkesë për mbajtjen e mbrëmjeve të ngjashme në qytetin e Shijakut edhe në vitin 2025.
Lexoni më shumë:
Foto: MPJ
Përpiloi, përgatiti në shqip dhe publikoi: Vesella Mançeva
Më 22 qershor mbi 30 kuzhinierë nga i gjithë vendi mblidhen në Montana për festivalin e kuzhinës popullore "Babina Dushica". Festivali i kuzhinës është pjesë e programit për kremtimin e festës së Montanës "Shpirti i Shenjtë" në Kopshtin e..
Myslimanët në Bullgari festojnë Kurban Bajramin. "Kurbani është një fjalë arabe që do të thotë “afrim”. Përmes kurbanit, myslimanët bëjnë gjithçka që është e mundur për t'iu afruar mëshirës së Allahut", tha kryemyftiu në Bullgari, Dr. Mustafa Haxhi, në..
Sot është sërish Dita e Arifes, e cila i paraprin çdo Bajrami, pavarësisht nëse është Ramazan apo Kurban Bajram. Myslimanët sot respektojnë të dashurit e tyre të vdekur dhe në çdo shtëpi, gratë gatuajnë brumë, prej të cilit bëhet ëmbëlsira të..