Me rastin e festës së Forcave Detare, Muzeu Detar Ushtarak në qytetin Varna mirëpret vizitorët me ekspozitën “Ritualet dhe Traditat Detare”. Ekspozita mbulon periudha të ndryshme të historisë detare të njerëzimit dhe gjurmon praktikat rituale dhe besëtytnitë më interesante. Dashamirët e detit dhe sekreteve të tij të thella mund të shohin certifikatat origjinale të lindjes në bordin e një anijeje dhe të një martese të lidhur në det, si dhe qafat e shisheve ceremoniale të shampanjës të thyera gjatë lëshimit dhe pagëzimit të anijeve bullgare.

Një vend i veçantë i kushtohet besimeve dhe legjendave të detit, duke përfshirë atë që zogjtë e detit nuk duhen vrarë sepse ata banohen nga shpirtrat e marinarëve të vdekur.

“Një nga faktet e panjohura për historinë detare vendase është prania e piratëve në bregun verior të Detit të Zi që nga kohërat e lashta. Aq më pak dihet se edhe banorët e bregdetit merreshin me pirateri”, thotë Mariana Krësteva, drejtoreshë e Muzeut.
Foto: Bashkia e qytetit Varna, BGNES, Radio Varna/Valeri VelikovTë shtunën , temperaturat minimale do të jenë nga 6 deri në 11°, në Sofje – rreth 6°. Gjatë ditës , në pjesën veriore të Bullgarisë do të ketë periudha me shpërndarje dhe pakësim të vranësirave, por pasdite ato sërish do të shtohen dhe në mbrëmje..
Karburantet për tregun vendas janë siguruar plotësisht deri në fund të vitit, informoi Ministri i Energjisë Zheço Stankov në lidhje me vendimin e Shteteve të Bashkuara për të vendosur sanksione kundër Lukoil. Ai siguroi se tregu do të monitorohet me..
Këshilli i Ministrave propozon transferimin e automjeteve të Shërbimit Kombëtar të Sigurisë te Administrata Presidenciale përmes një ndryshimi legjislativ, njoftoi gazetarja e BNR-së Cvetelina Stojanova. Propozimi nuk do të rëndojë buxhetin e shtetit,..
Në vitin 2024, Produkti i Brendshëm Bruto i vendit tonë u rrit në terma realë me 3.4% krahasuar me vitin e kaluar, sipas të dhënave nga Instituti..
Tensioni shoqëror në periudhën nga 1 korriku deri më 30 shtator të këtij viti matet me një indeks prej 6.09, i cili tregon “rreziqe të vështira për t’u..