Që nga viti 2019, në Varna funksionon një shkollë, qëllimi i së cilës është të kapërcejë stereotipat dhe idenë e grafitit si diçka e shëmtuar, e ndyrë dhe e pakuptueshme. I ngjashëm, natyrisht, është edhe qëndrimi ndaj piktorëve të grafitit, të cilët në rastin më të mirë konsiderohen, “njerëz të papunë që dinë vetëm të shkatërrojnë hapësirat publike të sapolyera”. E vërteta është se si shumica e profesioneve krijuese me të cilat jemi mësuar të jetojmë, edhe ky lloj arti mund të kthehet në një zanat.

Shkolla, e themeluar në Varna, synon që krijuesit me përvojë të përcjellin njohuritë e tyre tek të gjithë ata, që dëshirojnë të mësojnë hollësitë e artit të grafitit. Trajnimet gjatë orëve mësimore marrin formën e punëtorive në natyrë, duke transformuar mjedisin urban.
“Çdo qytet ka nevojë për një territor në qendër i cili të jetë i lirë për pikturim dhe në këtë mënyrë të popullarizohet ky lloj arti” – thotë krijuesi i shkollës Damjan Nikollov, i cili ka paraqitur vazhdimisht propozime në Bashkinë e qytetit Varna për shndërrimin e zonave të ndryshme të qytetit në zona të lira për të vizatuar. Deri më tani, megjithatë, pa sukses.
Lexoni më shumë:
Përpilues: Joan Kolev
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Svetllana Dimitrova
Foto: Shkolla Bullgare e GrafititFilmi “Made in EU” me regji të Stefan Komandarev mori Çmimin e Madh për film artistik në edicionin e 43-të të Festivalit Bullgar të Filmit “Trëndafili i Artë” . Sipas jurisë, kjo është një vepër pa kompromis që, përveçse pasqyron frymën e..
Në pranverën e vitit 2025, Pallati Kombëtar i Kulturës (NDK) rifilloi festivalin e tij më të pasur me zhanre pas një ndërprerjeje 10-vjeçare. Për herë të parë në historinë e "Sallonit të Arteve", një edicion i dytë do të mbahet brenda të..
I vetmi lektorat për gjuhën, letërsinë dhe kulturën bullgare në Gjeorgji gjen një mjedis të përshtatshëm në Universitetin Shtetëror të Sokhumit në Tbilisi dhe po bën hapa gjithnjë e më të sigurt. Shkolla bullgare në kryeqytetin gjeorgjian gjithashtu po..
Zvicra, ose nëse duhet të jemi historikisht dhe gjeografikisht korrektë, Konfederata Zvicerane, është një nga shtetet më të vogla të Evropës Qendrore në..
Luiza Vanbal është punonjëse në Ministrinë e Ekonomisë së Gjermanisë. Fija e padukshme që e lidh të renë gjermane me Bullgarinë është dashuria e saj për..