Një grup i organizuar ndërkombëtar i përbërë nga shtetas sirianë, jordanezë, bullgarë dhe moldavianë është neutralizuar, njoftoi Ministria e Brendshme. Operacioni i specializuar policor për neutralizimin e një kanali kontrabande për migrantë përmes të ashtuquajturës “Rruga e Ballkanit Perëndimor” (Turqia përmes Bullgarisë, Serbisë dhe Rumanisë për Evropën Perëndimore) u mbajt më 19 gusht në territorin e rajonit të Plovdivit, njoftoi MPB. Në veprimet e tyre, shërbimet bullgare u mbështetën nga përfaqësues të EUROPOL-it të vendosur në Bullgari, punonjës të policisë kufitare dhe drejtorive për luftimin e krimit të organizuar në Rumani dhe Moldavi.
Sipas të dhënave për momentin, pjesëmarrësi bullgar në skemë ka qenë përgjegjës për sigurimin e makinave dhe kontrollin gjatë transportimit.
Grupi ka rekrutuar shoferë nga Moldavia përmes platformave të ndryshme të internetit dhe ka organizuar udhëtimin e tyre përmes Rumanisë deri në Bullgari. Pas hyrjes së emigrantëve të paligjshëm në territorin e vendit tonë, ata janë “marrë” dhe transportuar me makina të drejtuara nga shtetas moldavianë.
Gjatë operacionit u arrestuan gjithsej 8 persona.Me rastin e festës së Fjetjes së Shën Joan Rilskit, Patriku i Bullgarisë dhe Mitropolit i Sofjes, Daniill, udhëhoqi Liturgjinë e Shenjtë në Manastirin e Rilës. Në prag të festës, ai u përul para lipsaneve të mbrojtësit qiellor të popullit bullgar dhe..
Një qëndrim i Institutit për Siguri Rrugore, i shpërndarë për mediat, thekson se në Bullgari rreziku për të vdekur në rrugë është 2.5 herë më i lartë se mesatarja për Bashkimin Evropian. Të dhënat për muajin korrik dhe për ditët e kaluara të gushtit..
Në terrenin jashtëzakonisht të vështirë dhe shkëmbor mbi fshatin Plloski, me pjerrësi mbi 70 gradë, mbrëmë u vu nën kontroll edhe vatra e tretë e zjarrit të rindezur në Pirin, raportoi korrespondentja e BNR në Bllagoevgrad, Keti Trençeva. Kjo ishte..
Familjet bullgare evidentojnë rritje të të ardhurave dhe shpenzimeve gjatë tremujorit të dytë të vitit 2025. Mesatarisht, të ardhurat totale tremujore..
Të papunë gjatë tremujorit të dytë të vitit 2025 janë 110.5 mijë vetë, njoftoi Instituti Kombëtar i Statistikave. Prej tyre, 60.8 mijë (55.0%) janë burra..
Në terrenin jashtëzakonisht të vështirë dhe shkëmbor mbi fshatin Plloski, me pjerrësi mbi 70 gradë, mbrëmë u vu nën kontroll edhe vatra e tretë e..