Në terrenin jashtëzakonisht të vështirë dhe shkëmbor mbi fshatin Plloski, me pjerrësi mbi 70 gradë, mbrëmë u vu nën kontroll edhe vatra e tretë e zjarrit të rindezur në Pirin, raportoi korrespondentja e BNR në Bllagoevgrad, Keti Trençeva. Kjo ishte vatra më e rëndë e zjarrit në Pirin, i cili përfshiu mbi 45 mijë dynym. Sot, rreth 100 punonjës nga shërbimet e zjarrfikëses, administratat pyjore, ushtria dhe vullnetarë po vazhdojnë të shuajnë trungje që ende digjen brenda perimetrit të madh të prekur nga flakët.
Sipas drejtorit rajonal të zjarrfikëses, komisar Valentin Vasilev, një pjesë shumë e madhe e pyjeve u shkatërrua plotësisht për shkak të përhapjes së shpejtë të zjarrit që shpërtheu mbi fshatin Ilindenci para 25 ditësh.
Zjarrfikësit kanë shuar edhe vatra të vogla në perimetër dhe brenda zonës, dhe shumë vullnetarë u janë bashkuar në ndihmë. Shiu që ra mbrëmë dhe temperaturat më të ulëta gjithashtu ndihmuan në parandalimin e ndezjes së zjarreve të reja.
Redaktoi: Darina Grigorova
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Svetllana Dimitrova
Foto: BTA
Rritja e pagës minimale (PM) mbështetet nga 54.1% e bullgarëve. Një e treta e të anketuarve mendojnë se PM duhet të jetë e barabartë me pagën e nevojshme për jetesë. Këto tregojnë rezultatet e një sondazhi përfaqësues të agjencisë “Mjara”, i porositur..
Çmimi mesatar i banesave të blera në Sofje në tremujorin e tretë të vitit 2025 arriti në 2,310 euro/m², që është një rritje vjetore prej 25.5%, sipas të dhënave nga Bulgarian Properties. Ndërtimet e reja mbeten më të preferuarat, por mungesa e..
Botimi i katërmbëdhjetë i DiVino.Taste – forumi më i rëndësishëm i përkushtuar verës bullgare dhe mjeshtërve të saj – do të mbahet nga 28 deri më 30 nëntor në Qendrën Inter Expo në Sofje. Në të do të prezantohen mbi 80 prodhues nga të gjitha rajonet e..