Një grup i organizuar ndërkombëtar i përbërë nga shtetas sirianë, jordanezë, bullgarë dhe moldavianë është neutralizuar, njoftoi Ministria e Brendshme. Operacioni i specializuar policor për neutralizimin e një kanali kontrabande për migrantë përmes të ashtuquajturës “Rruga e Ballkanit Perëndimor” (Turqia përmes Bullgarisë, Serbisë dhe Rumanisë për Evropën Perëndimore) u mbajt më 19 gusht në territorin e rajonit të Plovdivit, njoftoi MPB. Në veprimet e tyre, shërbimet bullgare u mbështetën nga përfaqësues të EUROPOL-it të vendosur në Bullgari, punonjës të policisë kufitare dhe drejtorive për luftimin e krimit të organizuar në Rumani dhe Moldavi.
Sipas të dhënave për momentin, pjesëmarrësi bullgar në skemë ka qenë përgjegjës për sigurimin e makinave dhe kontrollin gjatë transportimit.
Grupi ka rekrutuar shoferë nga Moldavia përmes platformave të ndryshme të internetit dhe ka organizuar udhëtimin e tyre përmes Rumanisë deri në Bullgari. Pas hyrjes së emigrantëve të paligjshëm në territorin e vendit tonë, ata janë “marrë” dhe transportuar me makina të drejtuara nga shtetas moldavianë.
Gjatë operacionit u arrestuan gjithsej 8 persona.Të mërkurën temperaturat minimale do të lëvizin nga minus 8 deri në minus 3°. Në Sofje do të jetë rreth minus 7°. Gjatë ditës reshjet e borës në rajonet verilindore do të fillojnë të ndalojnë, por në Bullgarinë Juglindore do të vazhdojë të bjerë borë..
Presidenti Rumen Radev ka thirrur sot mbledhjen e Këshillit Konsultativ për Sigurinë Kombëtare, kushtuar rreziqeve dhe kërcënimeve për sigurinë kombëtare nga përhapja e lëndëve narkotike dhe dehëse tek brezi i ri dhe keqpërdorimi i tyre...
Partia “Vëzrazhdane” organizon një protestë më 22 shkurt para Bankës Kombëtare Bullgare kundër hyrjes së vendit tonë në eurozonë dhe për ruajtjen e monedhës bullgare – lev. Partitë e tjera dhe organizatat e shoqërisë civile pritet të bashkohen...
Me manifestime të ndryshme në mbarë Bullgarinë po shënojmë 152 vjet nga vdekja e Apostullit të Lirisë Bullgare Vasill Levski. Një ceremoni përkujtimore..
Guvernatori i Bankës Kombëtare Bullgare (BNB), Dimitër Radev do të nënshkruajë kërkesën për një raport të jashtëzakonshëm të konvergjencës për..
Diplomacia bullgare, pa u mburrur, përdor ndikimin e saj për të liruar qytetarët bullgarë që janë pengje të Hamasit në Gazë. Falënderuam ambasadoren..