Një grup i organizuar ndërkombëtar i përbërë nga shtetas sirianë, jordanezë, bullgarë dhe moldavianë është neutralizuar, njoftoi Ministria e Brendshme. Operacioni i specializuar policor për neutralizimin e një kanali kontrabande për migrantë përmes të ashtuquajturës “Rruga e Ballkanit Perëndimor” (Turqia përmes Bullgarisë, Serbisë dhe Rumanisë për Evropën Perëndimore) u mbajt më 19 gusht në territorin e rajonit të Plovdivit, njoftoi MPB. Në veprimet e tyre, shërbimet bullgare u mbështetën nga përfaqësues të EUROPOL-it të vendosur në Bullgari, punonjës të policisë kufitare dhe drejtorive për luftimin e krimit të organizuar në Rumani dhe Moldavi.
Sipas të dhënave për momentin, pjesëmarrësi bullgar në skemë ka qenë përgjegjës për sigurimin e makinave dhe kontrollin gjatë transportimit.
Grupi ka rekrutuar shoferë nga Moldavia përmes platformave të ndryshme të internetit dhe ka organizuar udhëtimin e tyre përmes Rumanisë deri në Bullgari. Pas hyrjes së emigrantëve të paligjshëm në territorin e vendit tonë, ata janë “marrë” dhe transportuar me makina të drejtuara nga shtetas moldavianë.
Gjatë operacionit u arrestuan gjithsej 8 persona.Partia “Vëzrazhdane” organizon një protestë më 22 shkurt para Bankës Kombëtare Bullgare kundër hyrjes së vendit tonë në eurozonë dhe për ruajtjen e monedhës bullgare – lev. Partitë e tjera dhe organizatat e shoqërisë civile pritet të bashkohen...
Këshilli i Ministrave nuk ka diskutuar hipotezën e pjesëmarrjes së mundshme të Bullgarisë me forcat paqeruajtëse në Ukrainë. Kështu ka deklaruar për media zëvendëskryeministri dhe kryetari i Partisë Socialiste Bullgare (BSP), Atanas Zafirov...
Si Komandant i Përgjithshëm Suprem, jam kategorikisht kundër dërgimit të ushtarëve nga Bullgaria në Ukrainë në çdo formë. Këtë e tha para gazetarëve presidenti Rumen Radev, i cili mori pjesë në shënimin e 35 vjetorit të themelimit të Konfederatës së..
Me manifestime të ndryshme në mbarë Bullgarinë po shënojmë 152 vjet nga vdekja e Apostullit të Lirisë Bullgare Vasill Levski. Një ceremoni përkujtimore..
Guvernatori i Bankës Kombëtare Bullgare (BNB), Dimitër Radev do të nënshkruajë kërkesën për një raport të jashtëzakonshëm të konvergjencës për..
Të enjten temperaturat minimale do të lëvizin nga minus 14 deri në minus 8°. Në Sofje do të jenë rreth minus 12. Dita do të jetë me diell, por me acar...