Bullgaria kërkon nga Komisioni Evropian aktivizimin e një mekanizmi mbrojtës për prodhuesit bullgarë të vezëve për shkak të importeve të tepërta nga Ukraina, njoftoi ministri i bujqësisë dhe ushqimit, Georgi Tahov.
Në një takim me përfaqësuesit e Shoqatës për Mbarështimin Industrial të Shpendëve, Tahov kujtoi se e ka ndërmarrë hapin e parë në mbrojtjen e prodhuesve, pasi të dhënat për situatën në këtë sektor u paraqitën prej tij në Këshillin e Ministrave në Bruksel.
Si rezultat i përpjekjeve të përbashkëta të disa shteteve anëtare, është futur një mekanizëm mbrojtës për të aktivizuar një kuotë tarifore, përtej së cilës zbatohet një detyrim për importin e vezëve nga Ukraina. Ai theksoi se për vendosjen e masave mbrojtëse është e nevojshme që Brukseli brenda 4 muajve t’i bëjë një vlerësim gjendjes së tregut të BE-së apo tregut të një ose më shumë vendeve anëtare për produktet përkatëse.Lideri i "DPS - Fillimi i Ri" Deljan Peevski njoftoi se thërret konferencën e jashtëzakonshme kombëtare më 22 dhjetor në Sofje. Në një letër për mediat ai thekson: “Pas vetëpërjashtimit nga radhët e DPS-së të anëtarëve të niveleve të ndryshme të..
GERB do të bëjë çdo përpjekje për të formuar një qeveri të rregullt me mandat të plotë qeverisës. Këtë e deklaroi sot në mëngjes gjatë takimit me ambasadorët e vendeve të BE-së në Bullgari, lideri i partisë Bojko Borisov. Këtë ai e bëri të ditur në..
Lideri i GERB-it, Bojko Borisov, duhet të përgjigjet qartë nëse ai do ta largojë Deljan Peevskin nga shoqëria e tij dhe do t'i rikthehet zhvillimit evropian të Bullgarisë, apo do të punojë me Deljan Peevskin dhe do ta çojë Bullgarinë drejt një..
Aleanca për të Drejtat dhe Liritë (APS) rreth Ahmed Doganit njoftoi se mbështet kategorikisht deklaratën e PP-DB për një kordon sanitar rreth..
Mbi 1/3 prej rasteve të sëmundjes së derrit të egër afrikan në Evropë janë regjistruar në Bullgari, njofton Shoqata e Mbarështuesve të Derrave. Javën e..
Centrali Atomik Elektrik “Kozlloduj - Kapacitetet e reja” dhe konsorciumi midis “Westinghouse” dhe “Hyundai” nënshkruan një kontratë inxhinierike për..