Në këtë ditë, 90 vjet më parë, u bë shenjtërimi i i Monumentit të Lirisë në malin e Shipkës. Ai u ngrit në kujtim të heronjve të vrarë në këtë vend gjatë Betejës së Shipkës, rreth së cilës në verën e vitit 1877 u zhvilluan betejat vendimtare për Luftën Ruso-Turke dhe Çlirimin e Bullgarisë.
Monumenti u ndërtua me sakrificat vullnetare të të gjithë popullit bullgar. Ai u përurua më 26 gusht 1934, kur u shugurua nga Mitropoliti i Stara Zagorës Pavell dhe u mirëprit me 101 të shtëna topash. Mbreti Borisi i Tretë preu shiritin dhe mbajti fjalimin e parë, i ndjekur nga kryeministri Kimon Georgiev.
Monumenti i ngjan një kështjelle mesjetare bullgare. Është 31.5 m i lartë dhe 890 shkallë të çojnë në të. Një luan prej bronzi qëndron me krenari mbi hyrjen qendrore - një simbol i shtetësisë bullgare. Në tre anët e tjera janë të shkruara emrat e Shipkës, Shejnovos dhe Stara Zagorës - fushëbetejat që kujtojnë heroizmin e luftëtarëve bullgarë.Pikërisht 100 vjet më parë, më 12 shtator 1924 filloi shenjtërimi i Tempullit Monument “Shën Aleksandër Nevski”, ndërtuar “në shenjë mirënjohjeje ndaj popullit rus për Çlirimin e Bullgarisë nga zgjedha osmane në vitin 1878”, me ide të politikanit..
Më 9 shtator mbushen 90 vjet nga fundi i Mbretërisë së Bullgarisë dhe vendosja e regjimit komunist në Bullgari. Në kulmin e Luftës së Dytë Botërore, kur Ushtria Sovjetike shkoi në ofensivë pas Betejës së Stalingradit dhe arriti në Rumani në gusht të..
Në mendjet e bullgarëve, që ruajnë dhe nderojnë kujtimin e të parëve të tyre, data 6 shtator është simbol i bashkimit të popullit tonë të vuajtur, i cili ruajti besimin dhe identitetin e tij gjatë pesë shekujve të pushtimit osman. Pas Çlirimit në fund..
Më 23 dhjetor Kisha Ortodokse Bullgare nderon Shën Naumin e Ohrit. Naumi ishte një studiues dhe shkrimtar bullgar mesjetar, i lindur rreth vitit..