Vendpushimi “Albena” në bregdetin veriore bullgar festoi përvjetorin e tij me 11 mijë turistë, njoftoi BTA. Shumica e të ftuarve janë nga Gadishulli Skandinav, po rritet edhe numri i francezëve, çekëve dhe polakëve. Turistët bullgarë dhe rumunë kanë ruajtur nivelin e vizitave nga viti i kaluar. Aktualisht të gjitha hotelet funksionojnë me kapacitet të plotë dhe kompleksi është i zënë 100%.
“Albena” është një resort i qetë dhe turistët preferojnë hotelet e linjës së parë dhe të kategorisë më të lartë. Për momentin në vendpushim punojnë rreth 2100 persona, një e treta e të cilëve janë të huaj. Mes tyre janë punonjës nga Nepali, Bali, Indonezia, Turqia dhe Kirgistani. Hotelet me pesë yje të “Albena” do të organizojnë evente të ndryshme gjatë gjithë vitit, do të qëndrojë e hapur edhe spa qendra. Shumë ngjarje sportive dhe kongrese janë planifikuar, duke filluar nga fundi i verës. Për sezonin e ardhshëm, i cili do të hapet në prill 2025, është planifikuar një rinovim i plotë i hotelit "Borjana", i cili do të bëhet një kompleks me katër yje nga një kompleks me tre yje. Shoqëria aksionare “Albena” ndan investimin në të me “Der Turistic” nga Gjermania.
Foto: BTA
Sofja doli sërish në qendër të vëmendjes. Një artikull i gjerë i revistës Vogue hedh dritë mbi zhvillimin dinamik dhe hijeshinë unike të kryeqytetit bullgar, duke e quajtur atë "qyteti më i gjallëruar në Evropë për momentin". Kryeqyteti bullgar..
Për të katërtin vit, një nga vendet më të bukura për të fluturuar në botë – Shkëmbinjtë e Bellogradçikut , do të presë Festën e Balonave. Pilotë nga vende të ndryshme evropiane do të marrin pjesë me balonat e tyre në eventin, i cili do të..
Një kompleks i ri historik në Trojan tregon për heroizmin e bullgarëve vendas që morën pjesë në Luftërat Ballkanike (1912-1913), Lutën e Parë dhe Luftën e Dytë Botërore. Kompleksi paraqet historinë e Regjimentit të 34-të të Këmbësorisë së..