Moti i thatë dhe i nxehtë nuk është në favor të fermerëve, por po ndihmon punëtorët që nxjerrin kripë në brigjet e Detit të Zi. Nxjerrja e kripës është një nga aktivitetet më të vjetra të njerëzve në qytetin detar Pomorie (Bullgaria Juglindore) - kripërat e Pomories kanë ekzistuar që nga shekulli i 5-të para erës sonë. Kripa është nxjerrë nga kriporet e Pomories deri në vitin 1951. Për transportimin e kripës është ndërtuar një linjë e veçantë hekurudhore Burgas - Pomorie.
Në Pomorie, deri një shekull më parë, kripën e nxirrte çdo familje peshkatarësh në qytet, të cilët e përdornin atë për ruajtjen e peshkut, si dhe për tregti.
Për shkak të ndryshimeve të shkaktuara nga pandemia Covid, kompania e fundit për prodhime kripe në Pomorie e ndërpreu punën. Në sfondin e rritjes së çmimeve të energjisë elektrike, nxjerrja e kripës rezulton të jetë një biznes me humbje. Aktualisht, kriporet e vetme që funksionojnë në qytetin bregdetar janë pjesë e Muzeut të Kripës në Pomorie.
Ai është një nga njëqind objektet turistike kombëtare në Bullgari dhe është gjithashtu i vetmi muze i specializuar i kripës në Evropën Lindore.
Koha më e mirë për të mbledhur kripë nga kriporet në Pomorie janë ditët e nxehta të verës, kur një pikë shiu nuk bie për një muaj - kështu thotë drejtori i muzeut Ilija Kusev në fjalimin e tij për vizitorët.
Prej tij kuptojmë se Pomorie ka prodhuar gjithmonë kripën më të mirë, madje edhe më ushqyese në Ballkan, e ndoshta edhe në Evropë. Madje sulltanët turq kanë porositur kripën e Pomories për t'ua bërë ushqimin më të shijshëm.
E veçanta e kriporeve të vetme muzeale të mbijetuara në Pomorie është se uji i kripur nxirret direkt nga Liqeni i Pomories. Vendi është shumë i vizituar, veçanërisht gjatë muajve të ngrohtë të verës.
Një tjetër burim i vlefshëm i liqenit të kripur në Pomorie është balta shëruese. E gjithë kjo, e kombinuar me natyrën e bukur, qytetin e rrethuar me plazhe, ajrin e pastër dhe shpirtin e ruajtur autentik të peshkimit të qytetit, e bën Pomorie një vend tërheqës për njerëzit me prirje për turizmin kulturor.
Përpiloi: Gergana Mançeva
Foto: Gergana Mançeva
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Vesella Mançeva
Muzeu i Minierave Nëntokësore është një nga muzetë më të pazakontë në Bullgari, një prej 100 objekteve turistike kombëtare dhe unik për Gadishullin Ballkanik. Ndodhet në dy nga galeritë e ruajtura të minierës së parë nëntokësore..
Mijëra laikë në mbarë vendin mirëpritën Ngjalljen e ndritur të Krishtit dhe morën pjesë në shërbesat festive. Kulmi i festimeve ishte shërbesa hyjnore e kryesuar nga Shenjtëria e Tij Patriku Bullgar Neofit në tempullin "Shën Aleksandër Nevski" në..
Java e Madhe filloi. Të krishterët ortodoksë në Bullgari po përgatiten ta mirëpresin Ngjalljen e ndritur të Krishtit. Përveç përgatitjeve të tjera, shumë qytete janë transformuar për festën, duke organizuar pazare arti dhe punëtori për të bërë..