Si rezultat i dialogut të intensifikuar dhe veprimeve të autoriteteve kompetente të Bullgarisë dhe Turqisë, u raportua një rënie prej më shumë se 70% e presionit migrator, njoftoi qendra për shtyp e Ministrisë së Punëve të Brendshme. Në informacion thuhet se Ministri i Brendshëm në detyrë, Atanas Illkov, ka diskutuar me ambasadorin e Turqisë në vendin tonë, Mehmet Sait Ujanëk, masat për mbrojtjen e kufirit të përbashkët, luftën kundër trafikut të drogës dhe rindërtimin e pikës kufitare (PKK) "Kapitan Andreevo". Ambasadori turk ka falënderuar shërbimet e Ministrisë së Punëve të Brendshme për ndërprerjen e kalimit të rrugës së trafikut të drogës nga dhe drejt Evropës, përfshirë edhe në ajër.
Është vërejtur edhe organizimi i mirë i përbashkët për kalimin e papenguar të qytetarëve nëpër pikën kufitare "Kapitan Andreevo", nga ku këtë vit është regjistruar një numër rekord i automjeteve të pasagjerëve - nga 5000 deri në 9000 në ditë në hyrje të Turqisë dhe 3500 - 5500 në dalje për në Bullgari. Në këtë drejtim është diskutuar projekti për rindërtimin dhe riparimin e plotë të pikës kufitare.
Në njoftimin e MPB-së thuhet gjithashtu se Atanas Ilkov i ka dërguar ftesë ministrit të punëve të brendshme të Turqisë, Ali Jerlikaja, për ta vizituar Sofjen.Presidenti Rumen Radev e cilësoi takimin e tij me presidenten e Republikës së Maqedonisë së Veriut, Gordana Siljanovska-Davkova, që u zhvillua të premten, më 13 shtator, në Sofje, si konstruktiv dhe të sinqertë në një atmosferë miqësore...
Për të gjithë Bullgarinë dita e parë e shkollës është një datë domethënëse dhe mund të thuhet se është një nga festat më të mëdha. Me këto fjalë, ushtruesi i detyrës së kryeministrit Dimitër Gllavçev iu drejtua mësuesve, nxënësve dhe prindërve në..
Në hapjen e vitit shkollor në Shkollën e Mesme të kryeqytetit “Albert Ainshtain”, presidenti Rumen Radev u bëri thirrje nxënësve që të jenë “krijues të vërtetë” të “së nesërmes” së tyre. Në urimin e tij për Vitin e Ri Shkollor, kreu i shtetit u uroi..
BSP insiston që Ministria e Punëve të Jashtme të thërrasë ambasadorin e Republikës së Maqedonisë së Veriut në vendin tonë për shpjegime lidhur me..
Sot ministri i punëve të jashtme Ivan Kondov dhe ambasadori i jashtëzakonshëm dhe fuqiplotë i SHBA-së në Bullgari Kenneth Merten diskutuan në një..
Me një festival gjashtëditor të zanateve në Veliko Tërnovo , nisin festimet me rastin e 116 vjetorit të shpalljes së Pavarësisë së Bullgarisë..