Deficiti buxhetor i kalon 3 miliardë leva dhe situata vazhdon të përkeqësohet, tha për BNR ekonomisti Mihaill Krëstev. “Megjithatë, kjo nuk është prerogativë e politikanëve në krizën politike në të cilën ndodhemi – ata nuk flasin për financa, ekonomi, politika sociale, por vetëm për interesat e tyre të brendshme partiake”, komentoi ai. Sipas ekonomistit, kriza në financat publike mund të zgjidhet ose duke gjeneruar borxhe të reja ose duke rritur barrën tatimore për bizneset dhe familjet, “gjë që gjithsesi po ndodh gradualisht, megjithëse politikanët pretendojnë se nuk ka një gjë të tillë”. Ai shtoi se kjo bëhet duke rritur të ardhurat maksimale të sigurimit dhe pagën minimale. “Jemi afër absurdit ekonomik që paga minimale të afrohet apo barazohet me mesataren në disa rajone të vendit”, tha edhe Mihaill Krëstev, duke parashikuar se për shkak të kësaj mbylljeje të gërshërëve do të ketë kataklizma.
Në hartën botërore të bujqësisë biologjike, Bullgaria nuk është thjesht një pikë, por një mozaik i larmishëm produktesh ushqimore që mbajnë aromën dhe shijen e natyrës së paprekur. Nga sipërfaqet tona të certifikuara bio nisen kultura të kërkuara në..
Mbi 936 000 pensionistë në Bullgari marrin pensione minimale. Sipas statistikave të Institutit Kombëtar të Sigurimeve Shoqërore, mbi gjysmë milioni prej tyre kanë një pension minimal për kohëzgjatjen e shërbimit dhe moshën, i cili vitin e kaluar..
Ministria e Punës dhe Politikës Sociale ka siguruar 14 milionë leva për pajisje dhe furnizime për t'u përballur me fatkeqësitë. Fondet janë ndarë në kuadër të një projekti të Programit të Zhvillimit të Burimeve Njerëzore, tha Ministri i Çështjeve..
Ministria e Inovacionit dhe Rritjes prezantoi hartën e parë interaktive të investimeve në Bullgari . Qëllimi i platformës është t'u ofrojë..