Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

"Lindja e Virgjëreshës" - Manastiri Paligodèn mbron atë që është lënë trashëgim nga Shën Apostulli Pal

Pas festës së madhe të Fjetjes së Hyjlindëses, Lindja e Nënës së Zotit kremtohet me nder të veçantë në Bullgari. Kisha jonë e feston atë më 8 shtator, së bashku me kishën ortodokse greke, ndërsa kishat e tjera ortodokse lokale e kremtojnë festën më 21 shtator sipas Kalendarit Gregorian.

Kudo në vendin tonë, tempujt dhe manastiret e kremtojnë solemnisht këtë ditë, veçanërisht ato që i kushtohen Lindjes së Virgjëreshës. Mes tyre është manastiri i dashur nga banorët e qytetit Bansko, kushtuar Nënës së Zotit - i njohur si Paligodèn, i mbuluar me legjenda dhe ogure që nga agimi i krishterimit.

"Fatet historike të popullit tonë janë të lidhura ngushtë me fatin e kishës sonë ortodokse", tha në një intervistë për Radio Bullgarinë At Georgi Kasapinov, i cili shërben në qytetin Bansko dhe rrethinat e tij. Së bashku me banorët vendas, ai rindërton shenjtërit në Luginën e Razllogut:

At Georgi Kasapinov

Në rajonin e qytetit Bansko ka rreth 33 vende të shenjta, që do të thotë se para formimit të qytetit të sotëm, mëhallët e tij ishin të shpërndara në zona të ndryshme - thotë At Georgi. - Kalaja e lashtë romake Sitan Kale ishte pjesa bashkuese e rajonit, dhe fjala "sitan" ndoshta vjen nga kështjella. Kjo konfirmohet edhe nga legjenda e Manastirit të Lindjes së Virgjëreshës së Bekuar, një rreze veçanërisht e ndritshme në zonën Paligodèn. Ndodhet në majë të një kodre, rreth 3 km e gjysmë në jugperëndim të qytetit Bansko. Që nga kohët e lashta, ajo është nderuar si veçanërisht e rëndësishme, dhe legjenda tregon se guri i saj i parë u vendos rreth vitit 59 pas Krishtit. Apostulli Pal erdhi për të predikuar në Maqedoni në vitin 52 pas Krishtit. Mbeti të dimërojë për dy muaj në qytetin antik Nikopolis ad Nestum, 7 kilometra në lindje të qytetit të sotëm Goce Dellçev.”

Sipas njerëzve të moshuar, Apostulli Pal erdhi edhe në Luginën e Razllogut dhe në vendin ku predikoi në Bansko, u ndërtua një kishë kushtuar Apostujve Suprem Pjetër dhe Pal. Sipas At Georgi, është shumë e mundur që një nga paraardhësit tanë, i cili e pranoi ndër të parët krishterimin në zonë, "pas predikimit të Apostullit Pal, të mbolli farën e mësimit të Krishtit" me ndërtimin e Manastirit Paligodèn, që fillimisht ishte një kishëz e vogël. Nga fundi i shekullit të IV-të, rruga romake Via Egnatia kalonte përmes Luginës së Razllogut, e cila çonte nga Deti Egje përmes Rodopeve në Ultësirën e Trakisë dhe në Filipopolis. Ajo ishte rreth 100-200 m poshtë vetë kishës dhe mendohet se pikërisht atëherë ajo u ndërtua në përmasat e saj të plota. Kisha funksiononte deri në fund të shekullit të XIV-të dhe në fillim të shekullit të XV-të, kur u dogj së bashku me kalanë Sitan Kale, pas pushtimit osman. Nga këtu vjen ndoshta emri Paligodèn - i djegur gjatë ditës.

“Manastiri mbeti në harresë deri në vitin 1935, kur një ngjarje tronditi Banskon dhe i bëri banorët e rajonit të mendojnë për vendin e shenjtë, siç quhej – vazhdon rrëfimin e tij At Georgi. – Në Bansko ishte një familje e vjetër dhe kryefamiljari lëronte livadhin e Paligodènit në vitin 1934. Paralajmërimet e bashkëqytetarëve të tij për të mos përdhosur vendin e shenjtë mbetën të kota. Ndëshkimi për mëkatin nuk vonoi - brenda një viti të gjithë në familjen e tij vdiqën. Ky incident e çoi priftin vendas dhe kujdestarët e kishës në vend në vitin 1956, ku për habinë e tyre të madhe zbuluan themelet e kishës së vjetër dhe sende të ndryshme për shërbesat kishtare.”

Mezi në vitin 1964 manastiri kushtuar Virgjëreshës Mëri u rindërtua si një bazilikë njënefshe me një absidë, me përmasa 15 me 9 me 6 metra. Vitin tjetër, 1965, të krishterët e devotshëm ortodoksë nga Bansko dhuruan fonde për punimet e përfundimit. U shenjtërua më 26 shtator 1965.

“Në pjesën perëndimore të livadhit u ndërtua një shtëpi dykatëshe me katër dhoma për të strehuar besimtarët. Dhe duke qenë se manastiri është shumë i vizituar, është planifikuar që objektit t'i shtohet edhe nga ana jugore edhe ajo veriore – vëren At Georgi. - Sidomos në Ngjitjen e Zotit dhe në Lindjen e Shën Mërisë, aty bëhen shërbesa festive, shpërndahet kurban për shëndete. Dhe aty në ditët festive vijnë pothuajse të gjithë të krishterët e devotshëm nga Bansko dhe rrethina.”

Dhe besimi i banorëve të qytetit Bansko nuk dëshmohet vetëm nga 17 faltoret tashmë të restauruara në Luginën e Razllogut. “Jo më kot njëri nga peshkopët e vjetër e quajti Banskon “të mbrojtur nga Zoti”, sepse gjatë gjithë viteve – gjatë skllavërisë osmane dhe më pas, gjatë ateizmit, besimi nuk pushoi së ekzistuari, gjë për të cilën mund të falënderojmë edhe Zotin edhe priftërinjtë para nesh, që arrijnë të ruajnë besimin. Dhëntë Zoti që edhe ne të kemi këtë mundësi për të vazhduar këto vlera të mira të krishtera ortodokse, sepse pa mbështetjen e Zotit nuk do të ekzistojmë asnjë ditë" - thotë At Georgi dhe uron një festë të ndritur të gjithë të krishterëve, bullgarëve dhe të gjithë njerëzve në botë.

Kështu, në tokën e shenjtëruar nga Shën Apostulli Pal dhe me mbrojtjen e Nënës së Zotit, banorët e qytetit Banso e ruajnë me xhelozi trashëgiminë.

Përgatiti në shqip dhe publikoi: Svetllana Dimitrova

Foto: dhënë Radio Bullgarisë nga Aleksandra Karamihaleva, BTA, nasledstvotonanaroda.bg, bansko-gevgelija.airbansko.org




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Shenja përkujtimore në kodrën Carevec në Veliko Tërnovo, ku u shpall Pavarësia e Bullgarisë

Në vitin 1908 u fitua liria e plotë e vendit tonë

Më 22 shtator 1908 u shpall Pavarësia e Bullgarisë. Pas aktit më të guximshëm të pavarur në historinë bullgare - Bashkimit të Rumelisë Lindore dhe Principatës së Bullgarisë, bullgarët demonstruan edhe një herë fuqinë e unitetit dhe besimin në forcat e..

botuar më 24-09-22 6.05.PD

Një statujë e dytë romake e varrosur u zbulua në Heraklea Sintika

Arkeologët bullgarë zbuluan një statujë të dytë në kanalin e madh të ujërave të zeza të qytetit antik Heraklea Sintika. Arkeologët nga ekipi i Prof. Dr. Ljudmill Vagalinski hasën në një tjetër skulpturë mermeri pranë vendit në kanal ku në..

botuar më 24-09-20 12.23.MD

Hetimet e para arkeologjike në shkallë të gjerë në kompleksin trak të Begliktashit po vazhdojnë

Shenjtërorja trake e Begliktashit ndodhet 5 km nga qyteti i Primorsko dhe është vetëm një nga kuriozitetet interesante në rajon. Në zonën përreth shihen edhe dolmenë të shumtë të ruajtur mirë që lidhen me ritualet e varrimit të fiseve trake. Në fakt,..

botuar më 24-09-11 2.20.MD