Edhe këtë vit Agjencia Ekzekutive për Bullgarët Jashtë Shtetit do të prezantojë çmimin vjetor "Bullgarja e Vitit - Shën Zllata Mëglenska 2023" në një ceremoni zyrtare që do të mbahet në tetor. Për çmimin prestigjioz janë nominuar 24 bashkatdhetare nga 19 vende. Juria do të zgjedhë më të denjët prej tyre. Megjithatë, publiku mund të bëjë zgjedhjen e tij edhe duke votuar online për çmimin "Bullgarja e preferuar e audiencës" në konkursin vjetor të Agjencisë Ekzekutive për Bullgarët Jashtë Shtetit KËTU. Votimi përfundon më datë 02.10.2024 në orën 15:00.
“Ne duam që njerëzit të shohin se sa shumë janë gratë bullgare, të cilat e duan atdheun e tyre, të cilat sakrifikojnë kohën e tyre që mund t'u jepnin familjeve të tyre, për të ruajtur gjuhën bullgare dhe kulturën bullgare.
Secila nga këto 24 bullgare tashmë është shpërblyer vetëm për faktin se është nominuar. Kjo do të thotë se puna e saj tashmë është vënë re dhe ne duam që e gjithë shoqëria t'i mësojë emrat e tyre dhe të zgjedhë njërën prej tyre e cila ta marrë çmimin e publikut bullgar", - shpjegoi në një intervistë për Radio Bullgarinë drejtoresha ekzekutive e Agjencisë Bullgare për Bullgarët Jashtë Shtetit Rajna Manxhukova.Dita Botërore e Radios – 13 shkurti, këtë vit i kushtohet ndryshimeve klimatike. Zgjedhja nuk është e rastësishme - viti 2025 është identifikuar nga Marrëveshja e Parisit si çelësi nëse njerëzimi do të përmbushë qëllimin e tij afatgjatë për të kufizuar..
"Më 13 shkurt të këtij viti, konsumatorët bullgarë nuk duhet të blejnë produkte në asnjë dyqan ushqimor, në asnjë zinxhir ndërkombëtar, në asnjë supermarket! Më 13 shkurt, dyqanet ushqimore duhet të mbeten bosh dhe të mos ketë asnjë blerës në to!" – për..
Universiteti Teknik në Sofje është ndoshta i vetmi në Bullgari që përveç bullgarishtes ofron shkollimin bachelor dhe master edhe në tri gjuhë të tjera - anglisht, gjermanisht dhe frëngjisht, shkruan gazeta "24 Çasa". Gjigantët globalë si IBM, NIDEC, Shwarz..
Më 16 shkurt Radio Bullgaria feston 89 vjetorin e saj. Gjatë gjithë këtyre viteve, media jonë shumëgjuhëshe ka qenë jo vetëm një kanal informacioni, por ka..
Më 16 shkurt 2025 bëhen 127 vjet nga botimi i buletinit të parë të Agjencisë Telegrafike Bullgare (BTA), të nënshkruar nga drejtori i parë i saj Oskar..