Edhe këtë vit Agjencia Ekzekutive për Bullgarët Jashtë Shtetit do të prezantojë çmimin vjetor "Bullgarja e Vitit - Shën Zllata Mëglenska 2023" në një ceremoni zyrtare që do të mbahet në tetor. Për çmimin prestigjioz janë nominuar 24 bashkatdhetare nga 19 vende. Juria do të zgjedhë më të denjët prej tyre. Megjithatë, publiku mund të bëjë zgjedhjen e tij edhe duke votuar online për çmimin "Bullgarja e preferuar e audiencës" në konkursin vjetor të Agjencisë Ekzekutive për Bullgarët Jashtë Shtetit KËTU. Votimi përfundon më datë 02.10.2024 në orën 15:00.
“Ne duam që njerëzit të shohin se sa shumë janë gratë bullgare, të cilat e duan atdheun e tyre, të cilat sakrifikojnë kohën e tyre që mund t'u jepnin familjeve të tyre, për të ruajtur gjuhën bullgare dhe kulturën bullgare.
Secila nga këto 24 bullgare tashmë është shpërblyer vetëm për faktin se është nominuar. Kjo do të thotë se puna e saj tashmë është vënë re dhe ne duam që e gjithë shoqëria t'i mësojë emrat e tyre dhe të zgjedhë njërën prej tyre e cila ta marrë çmimin e publikut bullgar", - shpjegoi në një intervistë për Radio Bullgarinë drejtoresha ekzekutive e Agjencisë Bullgare për Bullgarët Jashtë Shtetit Rajna Manxhukova.Gjatë javës së Ditës së Ariut , WWF tërheq vëmendjen mbi gjashtë arinj jetimë të cilëve iu dha një shans i dytë për jetë. Nisma është pjesë e fushatës "Abonohu për Natyrën" dhe ndjek historinë e gjashtë arinjve të shpëtuar, Huba, Vihër, Goran,..
Iluminist - njeri që me veprimet, idetë ose krijimtarinë e tij zgjon shpirtin e popullit, ruan dhe përhap vetëdijen, kulturën dhe edukimin kombëtar. Në historinë bullgare, ky koncept lidhet më shpesh me periudhën e Rilindjes (shek. XVIII-XIX) dhe me..
Në BE ka reagime të ndryshme në lidhje me vendimin e presidentit amerikan Joe Biden për të lejuar Ukrainën të godasë thellë brenda territorit rus me armët e furnizuara nga Shtetet e Bashkuara. Megjithatë, shumica janë në mbështetjen e tij. Ai erdhi pak..
Iluminist - njeri që me veprimet, idetë ose krijimtarinë e tij zgjon shpirtin e popullit, ruan dhe përhap vetëdijen, kulturën dhe edukimin kombëtar. Në..
Gjatë javës së Ditës së Ariut , WWF tërheq vëmendjen mbi gjashtë arinj jetimë të cilëve iu dha një shans i dytë për jetë. Nisma është pjesë e fushatës..