Nga grupi “Mary Boys Band” thonë se këtë vit vera do të zgjasë deri më 25 tetor - sepse koncerti i tyre tradicional, në të cilin këndojnë refrenin ikonik "Vera po shkon, vjeshta po vjen ", do të mbahet më 25 tetor në Sofje dhe do të shënojë fillimin e një sezoni të ri. Para kësaj, më 16 shtator, Bashkia e qytetit Burgas dhe “Mary Boys Band” na ftojnë në një koncert festiv në Ditën e Parë të Shkollës, i cili gjithashtu titullohet "Vera po shkon, vjeshta po vjen".
“Dita e parë e shkollës është e rëndësishme për ne përderisa jemi nxënës dhe prindër të nxënësve. E duam gjithë jetën, sepse e lidhim me tufën e larmishme të fëmijëve që ecin në rrugën e ndritur të dijes, vërshojnë qytetin me zhurmë e hare, të shoqëruar nga të afërm e miq... Ne duam të mblidhemi të gjithë së bashku! Le të festojmë fillimin e Vitit të Ri Shkollor me këngët e preferuara nga kjo tufë e larme!”- shkroi Meri në profilin e saj në Facebook në lidhje me koncertin e 16 shtatorit në Burgas.
Përveç hiteve të tyre, të cilat janë aq të shumta sa nuk ka sesi t'i përfshijnë të gjithë në një koncert, në shfaqjet tash e tutje muzikantët e grupit do të prezantojnë edhe dy këngë të reja që u krijuan pas një pauze 6-vjeçare - "Përshëndetje" dhe "Peizazhi me ngjyra". Udhëheqësja e grupit dhe autore kryesore e muzikës dhe teksteve të këngëve - Maria Mutafçieva – Mari i thotë:
“Më në fund u ulëm dhe shkruam një këngë verore! Megjithatë, me gjithë koncertet dhe udhëtimet, ajo doli në mes të verës dhe pothuajse në fund të saj. Prandaj thamë me vete - pra çfarë, do të shkruajmë një tjetër këngë verore pastaj! Kështu që shumë shpejt prisni një tjetër këngë verore nga Mary Boys Band. Vera nuk do të ndalet fare!"
Lexoni më shumë:
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Svetllana Dimitrova
Fotot: YouTube / Mary Boys Band, Facebook / Mary Boys BandPop akustik me rrënjë në folklorin bullgar - kjo është muzika me të cilën jemi mësuar të lidhim dyshen Dimitër dhe Hristo. Ata janë Dimitër Atanasov dhe Hristo Mlladenov dhe mezi presin të prezantojnë këngët e tyre të reja nga albumi i tyre i ri "I pathyer..
25 nëntori u shpall Dita Ndërkombëtare për Eliminimin e Dhunës ndaj Grave me iniciativën e Kombeve të Bashkuara qysh në vitin 1999. Ideja është që qeveritë, organizatat ndërkombëtare dhe organizatat joqeveritare të përqendrojnë vëmendjen e shoqërisë në këtë..
Një grup yjor dhe një këngëtar yjor u bashkuan për të ringjallur një këngë të shkruar gati një çerek shekulli më parë. D2 dhe Grafa incizuan këngën e tyre të përbashkët "Sa e bukur je", e cila u publikua këtë të diele në kanalin zyrtar të D2 në..
25 nëntori u shpall Dita Ndërkombëtare për Eliminimin e Dhunës ndaj Grave me iniciativën e Kombeve të Bashkuara qysh në vitin 1999. Ideja është që qeveritë,..
Pop akustik me rrënjë në folklorin bullgar - kjo është muzika me të cilën jemi mësuar të lidhim dyshen Dimitër dhe Hristo. Ata janë Dimitër Atanasov dhe..