Anëtarja e re e Këshillit të Mediave Elektronike, Këdrinka Këdrinova, nga kuota e presidentit, u prezantua zyrtarisht në mbledhjen e Rregullatorit të Mediave më 12 shtator, njoftoi reporterja e BNR, Maria Kostova. Me dekret të kreut të shtetit Rumen Radev nga 2 shtatori i këtij viti, Këdrinova zuri vendin e Sonja Momçillovës, së cilës i skadoi mandati në rregullator. Ushtruesja e detyrës së Kryetaressë Këshillit, Gabriella Napllatanova, prezantoi Këdrinka Këdrinova, si gazetare e mirë ndërkombëtare në vendin tonë, me mbi 40 vjet përvojë në media.
Nga ana e saj, Këdrinka Këdrinova tha se gjërat më të rëndësishme për të janë dinjiteti, liria dhe pavarësia e mediave, si dhe mbrojtja e të drejtave të gazetarëve.
“Dëshiroj të siguroj se jam një person që respektoj me të vërtetë parimet dhe të gjitha aktivitetet e mia do të jenë në dobi të interesave të shoqërisë, siç përmenda lirinë e medias, të drejtat e gazetarëve dhe respektimin e të gjitha të drejtave të garantuara në Kartën Evropiane të të Drejtave Themelore në BE”, theksoi Këdrinova.
Ju kujtojmë se në verën e vitit 2017 Këdrinka Këdrinova luajti një rol vendimtar për shpëtimin e Radio Bullgarisë nga mbyllja – programet për jashtë vendit të Radios Kombëtare Bullgare, që aktualisht ofrojnë informacion nga dhe për Bullgarinë në 11 gjuhë, përfshirë gjuhën shqipe.
Lexoni më shumë:
Kryetarja e Asamblesë Kombëtare u takua me përfaqësues të komunitetit bullgar në Shqipëri. Në krye të një delegacioni parlamentar bullgar, Natalija Kisellova vizitoi Shqipërinë për të marrë pjesë në seancën e 12-të plenare të Asamblesë Parlamentare për..
Një ndalim ligjor për reklamimin e ushqimeve me përmbajtje të lartë sheqeri, yndyre dhe kripe të destinuara për fëmijët nën 18 vjeç është ajo që kërkon Shoqata për Ushqim të Përballueshëm dhe Cilësor, njofton gazetarja e BNR-së Veselina Millanova...
3314 studentë të huaj studiojnë në Plovdiv. Më së shumti janë studentët e huaj që ndjekin studimet për mjekë dhe stomatologë në Universitetin e Mjekësisë - 2577. Ata janë nga 68 shtete, ku më së shumti vijnë nga Britania e Madhe, Italia, Gjermania dhe..
Dega e Universitetit të Ruses "Angell Kënçev" në Razgrad (Bullgaria Verilindore) realizon projekte të përbashkëta shkencore, pjesëmarrje në forume të..