Ministri i mbrojtjes Atanas Zaprjanov anuloi shfaqjen ajrore në Bazën e Tretë Ajrore për shkak të një aksidenti me një avion L-39, njoftoi Ministria e Mbrojtjes. Aksidenti ndodhi gjatë përgatitjeve për demonstratat me rastin e 20 vjetorit të anëtarësimit të Bullgarisë në NATO. Avioni stërvitor L-39 u rrëzua në Bazën Ajrore "Graf Ignatievo" teksa kryente një manovër komplekse në një lartësi jashtëzakonisht të ulët. Dy pilotët nuk kishin kohë reagimi për të bërë katapultë. Ata vdiqën. Një hetim është duke u zhvilluar. U morën masat për lokalizimin e zjarreve dhe zbardhjen e shkaqeve të aksidentit. Më herët gjatë ditës së sotme, presidenti Rumen Radev mori pjesë si bashkë-pilot në një fluturim demonstrues të një avioni luftarak F-16 në bazën ajrore me ftesë të Forcave Ajrore të SHBA-së.
Aeroplani stërvitor L-39 është në shërbim në Bullgari që nga viti 1994. Atëherë Bullgaria mori 36 avionë nga Çekosllovakia, dhe në vitin 2014 vetëm 6 prej tyre mbetën të fluturonin. Ata u riparuan në kompleksin industrial ushtarak bullgar, njoftoi BNT.
Në shenjë respekti të pilotëve të rënë, në formacionet e Forcave të Armatosura u shpall zie treditore.
Foto: BTA, Ministria e MbrojtjesNga 13 tetori deri më 28 nëntor, Kryqi i Kuq Bullgar do të shpërndajë produkte të blera nga Agjencia e Ndihmës Sociale për qytetarët në nevojë, njoftoi qendra e shtypit e organizatës. Iniciativa është në kuadër të programit "Ndihmë Ushqimore dhe..
Të shtunën , një çrregullim atmosferik do të kalojë mbi vendin. Temperaturat minimale do të luhaten nga 8° deri në 13°, ndërsa në Sofje pritet të jenë rreth 10°. Pas reshjeve gjatë natës, në Bullgarinë Veriore era veriperëndimore do të..
Tre lokomotiva të reja elektrike Siemens Smartron hyjnë në shërbim sot, 10 tetor, njoftoi Ministri i Transportit Grozdan Karaxhov. Dy prej tyre do të shërbejnë trena në itinerarin Sofje-Burgas, dhe një në linjën Sofje-Ruse. Makinat e reja janë më të..
Të shtunën , temperaturat minimale do të jenë nga 8 deri në 13°, në Sofje - 9. Gjatë ditës do të jetë kryesisht me re dhe në shumë vende do të ketë shi...
Për të tretën ditë, deputetët nuk do të punojnë për shkak të mungesës së kuorumit. Kështu, kontrolli parlamentar mbi ministrat i planifikuar për çdo të..
Kopshti Zoologjik i Sofjes ka një banor të ri - një leopard bore (Panthera uncia) mashkull 11-vjeçar, raportoi BNT. Ai vjen nga Kopshti..