Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Parashikimi i motit për fundjavën

Java mbaron me një mot vjeshte - me vranësira dhe reshje

Foto: BGNES

Të shtunën do të fryjë erë veriperëndimore në të gjithë vendin. Vranësirat do të jenë të ndryshueshme deri të konsiderueshme, në zonat malore dhe në lindje të shoqëruara me reshje shiu dhe bubullima. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 12 dhe 20°, në Sofje - 12°. Temperatura maksimale do të jetë nga 25 deri në 27°, në veriperëndim do të jetë më e ulët - 16-18°, në kryeqytet - 17°.

Në Detin e Zi do të mbajë mot me vranësira me reshje shiu në veri. Temperaturat e ajrit do të jenë deri në 26-28°, ose pak më të larta se temperatura e ujit të detit - 24-26°. Eksitimi i detit do të jetë 2-3 ballë.

Në male do të mbajë mot i vranët me reshje shiu, ndërsa në majat më të larta me borë. Temperatura maksimale në 1200 m mbi nivelin e detit do të jetë deri në 12°, në 2000 m deri në 7°.

Të dielën moti do të mbetet i pandryshuar, reshjet do të dobësohen. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 6 dhe 11°, më të larta - në Detin e Zi, ndërsa maksimalet - ndërmjet 16° dhe 21°.



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Bullgaria shprehu solidaritet me viktimat e sulmit të përgjakshëm në Damask

Lajmi për sulmin e përgjakshëm ndaj kishës ortodokse “Shën Profeti Ilija” në periferi të Damaskut, i kryer më 22 qershor 2025, tronditi thellë komunitetin ortodoks në Bullgari dhe ngjalli reagime të ashpra kundër dhunës ndaj bashkësive fetare paqësore..

botuar më 25-06-24 11.41.PD

Parashikimi i motit për 24 qershorin

Natën do të jetë e kthjellët dhe pothuajse e qetë. Të martën, më 24 qershor , do të jetë përsëri me diell, pas mesditës në ultësira – me vapë. Do të fryjë erë e lehtë nga perëndimi-veriperëndimi. Temperaturat do të vazhdojnë të rriten dhe maksimumi..

botuar më 25-06-23 7.40.MD
Atanas Zaprjanov

Bullgaria do të rrisë shpenzimet për mbrojtje deri në 5% të PBB-së

Një delegacion bullgar i kryesuar nga kryeministri Rosen Zheljazkov do të marrë pjesë në takimin e NATO-së që fillon më 24 qershor në Hagë, me fokus në planet e mbrojtjes dhe parandalimit, si dhe në forcimin e sigurisë. Pjesë e delegacionit është edhe..

botuar më 25-06-23 7.01.MD