Sot ministri i punëve të jashtme Ivan Kondov dhe ambasadori i jashtëzakonshëm dhe fuqiplotë i SHBA-së në Bullgari Kenneth Merten diskutuan në një takim për përfshirjen e Bullgarisë në programin e udhëtimit pa viza të SHBA-së.
"Përfshirja e Bullgarisë në programin amerikan të udhëtimit pa viza është jashtëzakonisht e rëndësishme dhe do të tregojë natyrën strategjike të marrëdhënieve midis dy vendeve tona", theksoi Kondov. Ai tregoi se deri në fund të vitit do të nisë një fushatë informuese për rritjen e informimit të shoqërisë për Programin dhe sqarimin e kushteve dhe procesit të aplikimit për vizë për SHBA-në. Qëllimi është ulja e shkallës së refuzimit - një kriter i domosdoshëm për heqjen e vizave. Ambasadori Merten konfirmoi gatishmërinë e Ambasadës së SHBA-së në Sofje për të vazhduar ndihmën në përpjekjet e Bullgarisë për përfshirje në program.
Në bisedë Kondov ngriti edhe çështjen e lidhjes së Marrëveshjes për sigurinë shoqërore ndërmjet Bullgarisë dhe SHBA-së, e cila do të ishte në interes të qytetarëve bullgarë që punojnë apo jetojnë në SHBA. U diskutua edhe bashkëpunimi me SHBA-në për të kundërshtuar manipulimin e huaj të informacionit.Ministri i Punëve të Jashtme, Ivan Kondov, priti sot në Ministrinë e Punëve të Jashtme zëvendëssekretarin e shtetit të SHBA-së për menaxhimin е resurseve, Richard Verma. Në takim u diskutua për partneritetin strategjik midis Bullgarisë dhe SHBA-së me theks..
Denica Saçeva nga GERB deklaroi në një konferencë se do të ketë negociata lidershipi për formimin e kabinetit ndërmjet GERB dhe “Po e vazhdojmë ndryshimin – Bullgaria Demokratike (PP-DB), vetëm nëse ato janë për formimin e shumicës qeverisëse dhe të një..
“Forca për brezin e ri” është një fushatë e re kundër bullizmit dhe dhunës në shkolla, e cila do ta mposht agresionin me fuqinë e mesazheve pozitive. Ai synon jo vetëm nxënësit, por edhe prindërit, mësuesit, institucionet, mediat, për të ndihmuar në..
Ministri i punëve të jashtme Ivan Kondov mori pjesë në takimin e ministrave të punëve të jashtme të vendeve anëtare të Nismës së Evropës Qendrore (CEI),..
Ministri i Jashtëm në detyrë Ivan Kondov dhe homologu i tij shqiptar Igli Hasani konfirmuan angazhimin e vendosur të të dy vendeve për zbatimin e..
Ministri në detyrë i mbrotjes Atanas Zaprjanov konfirmoi përkushtimin e Bullgarisë ndaj përpjekjeve të përbashkëta të Bashkimit Evropian në mbështetje të..