Festimet e Pavarësisë në Veliko Tërnovo filluan në kishën “40 Martirët e Shenjtë”, ku më 22 shtator 1908, Princi Ferdinand i Parë lexoi Manifestin.
“Ne e dimë se me duar të shtrënguara mund të arrijmë shumë më tepër sesa me shtyrje me bërryla dhe grushte. Ne e dimë se qëllimi i përbashkët arrihet me marrëveshje. Pavarësia nuk është një dhuratë, por një besëlidhje. Pavarësia mbrohet çdo ditë”. Kështu deklaroi kryetarja e Kuvendit Popullor Raja Nazarjan, e cila mori pjesë në festimet në kryeqytetin e vjetër, me rastin e mësimeve nga ngjarja historike e vitit 1908 për Bullgarinë.

Në Sofje u mbajt një ceremoni përpara monumentit "Pavarësia e Bullgarisë" në sheshin "Princi Aleksandri I". "Dita e Pavarësisë ka një fat të çuditshëm - festohej deri në vitin 1944, u ndalua dhe u rivendos në vitin 1998", theksoi në fjalën e tij Prof. Veselin Jançev nga Universiteti i Sofjes "Shën Kliment Ohridski". Ndër pjesëmarrësit në festimet në Sofje ishin Orkestra Frymore e Sofjes, kori "Sveta Sofia" dhe kori i burrave "Guslla".

Pavarësia e Bullgarisë u nderua edhe në Varna me një ritual ushtarak, lutje dhe valle festive. Festa u mbyll me shfaqjet e ansamblit folklorik "Varna" dhe një valle festive të qytetit.

Në Jamboll u festua solemnisht edhe 116 vjetori i shpalljes së Pavarësisë së Bullgarisë. Aty organizohet për herë të tretë një shëtitje me biçikleta prej 10 kilometrash drejt qytetit antik “Kabile”, bëri të ditur korrespondentja jonë Daniella Kostova.
Lexoni më shumë:
Festimet e përvjetorit po vazhdojnë në të gjithë vendin.
Foto: BTA, BGNES, Bashkia e Jambolit
Rritja e pagës minimale (PM) mbështetet nga 54.1% e bullgarëve. Një e treta e të anketuarve mendojnë se PM duhet të jetë e barabartë me pagën e nevojshme për jetesë. Këto tregojnë rezultatet e një sondazhi përfaqësues të agjencisë “Mjara”, i porositur..
Çmimi mesatar i banesave të blera në Sofje në tremujorin e tretë të vitit 2025 arriti në 2,310 euro/m², që është një rritje vjetore prej 25.5%, sipas të dhënave nga Bulgarian Properties. Ndërtimet e reja mbeten më të preferuarat, por mungesa e..
Botimi i katërmbëdhjetë i DiVino.Taste – forumi më i rëndësishëm i përkushtuar verës bullgare dhe mjeshtërve të saj – do të mbahet nga 28 deri më 30 nëntor në Qendrën Inter Expo në Sofje. Në të do të prezantohen mbi 80 prodhues nga të gjitha rajonet e..