Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Udhëto ngadalë, pusho aktivisht apo se si turizmi rural në vendin tonë hyri në një fazë të re

Foto: baatbg.org

Turizmi rural po bëhet një formë e preferuar rekreacioni, veçanërisht ndër familjet dhe të rinjtë që zgjedhin një mënyrë jetese miqësore me mjedisin dhe duan të minimizojnë gjurmën e tyre të karbonit. Dhe nëse disa vite më parë një pushim në fshat ishte alternativa më buxhetore për pushime, tani trendi po kthehet. Çmimet e një nate në një shtëpi fshati në vendin tonë, me të gjitha komoditetet dhe ekstra, janë të krahasueshme me ato të hoteleve tona me 3-4 yje. Për këtë arsye në shumë vende pronarët ofrojnë praktika të qëndrueshme, si sistemet e kursimit të energjisë, riciklimi dhe përdorimi i materialeve miqësore me mjedisin, si dhe aktivitete të ndryshme në natyrë.

“Na vjen mirë që është ende e gjallë nisma jonë “Shtëpia e Gjelbër”, e cila certifikon vende të vogla akomodimi më afër natyrës, duke ofruar përvoja autentike dhe tradita të ruajtura – thotë Eleonora Josifova, kryetare e Shoqatës Bullgare për Turizëmin Alternativ. – Njerëzit tashmë po u kushtojnë vëmendje këtyre etiketave. Dhe kur nisëm iniciativën në vitin 2008, ishte ekzotike për ta. Në shumë vende për akomodim tani po zbatojnë praktika të gjelbra në lidhje me reduktimin e gjurmës së karbonit. Për shembull, operatorët turistikë shumë shpesh filluan të reklamojnë dhe të promovojnë udhëtime të kombinuara me tren dhe biçikletë, jo domosdoshmërisht me makinë private, etj. Për të huajt kjo është një praktikë normale, por gjithnjë e më shumë bullgarë filluan të udhëtojnë në këtë mënyrë.”

Mesatarisht, zënia e objekteve të turizmit rural në vendin tonë u rrit me 7% gjatë vitit të kaluar dhe 75% e të gjitha rezervimeve u bënë falë reklamave aktive në internet, sipas një sondazhi të Shoqatës së Fshatrave Bullgare.

Nuk ka pothuajse asnjë rajon në Bullgari ku të mos ofrohen standarde të larta në turizmin rural. Si për shembull në malin Stara Pllanina dhe veçanërisht rrethinat e qyteteve si Karllovo, Trojan dhe Elena. Adhuruesit e pushimeve miqësore me natyrën zgjedhin gjithashtu Rodopet, veçanërisht fshatrat përreth qyteteve Smoljan, Kërxhali dhe Velingrad.

Në Rodopet të gjithë e dimë se sa gjëra mund të bëhen. Gjithnjë e më shumë po i kushtohet vëmendje kuzhinës, kështu që njerëzit të shijojnë produkte të vërteta nga Bullgaria. Dhe më vjen mirë që traditat janë të ruajtura. Të rinjtë kthehen dhe qëndrojnë atje. Disa prej tyre zhvillojnë turizmin eko, aventuror dhe rural duke rinovuar ish-hotele familjare apo shtëpitë e gjysheve të tyre dhe duke ofruar shërbime në përputhje me tendencat e turizmit të qëndrueshëm. Në këto vende ka një vazhdimësi” - tha Eleonora Josifova për Radio Bullgarinë.

Hipur në kalë, foto-gjueti, kajak, ngjitje shkëmbinjsh, mësimi i zanateve lokale dhe çfarë jo, larmojnë qëndrimin e të ftuarve. Por ka edhe destinacione më pak të njohura që ia vlen të eksplorohen:

Në Bullgarinë Veriore duket se ka një vonesë të lehtë në drejtimin e turizmit alternativ, por ka një potencial të madh në aspektin e trashëgimisë kulturore dhe kulinarie, si dhe zejtarisë. Kështu ndodh me rajonin e lumit Danub, ku po promovohet gjithnjë e më shumë çiklizmi, pasi aty kalon korridori evropian i çiklizmit “Euro Bike 6”. Dhe kuzhina e rajonit, duke përfshirë specialitetet e peshkut, është shumë specifike dhe ende jo shumë e njohur edhe në vendin tonë” - tha në përfundim Eleonora Josifova.

Për mundësitë e pushimeve në Bullgari, mund të lexoni edhe në botimet e mëposhtme:

Përgatiti në shqip dhe publikoi: Svetllana Dimitrova

Foto: baatbg.org, pixabay, penguintravel.com



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Banjat Qendrore Minerale

Sofja për fillestarët - turne falas të së shtunës na zhytin në hijeshinë e kryeqytetit

"Sofja për fillestarët në 55 hapa" - kështu quhet turi turistik i kryeqytetit bullgar, i organizuar nga Ndërmarrja Komunale "Turizëm" (Visit Sofia). Turneu me këmbë falas është i përshtatshëm për njerëz të të gjitha moshave, zgjat 1 orë e 45 minuta..

botuar më 24-10-05 8.40.PD

Kryeasistenti Radosllav Jordanov: Nuk ka asnjë mënyrë për ta njohur Danubin nëse nuk "zhyteni" në të

Pushimet mund të jenë të paharrueshme jo vetëm buzë detit, ose në mal, por edhe me një shëtitje në plazhet e egra të Danubit. Secili nga qytetet përgjatë brigjeve të lumit të madh na jep mundësi që të shtrijmë një ombrellë dhe të shkelim në rërat..

botuar më 24-09-29 6.15.PD

Me një ekspozitë blogerët e udhëtimit na ftojnë që të njohim qoshet më magnetike të atdheut

"Bullgaria - magnetike dhe e bukur" - me këtë titull, blogerët bullgarë të udhëtimit prezantojnë disa nga vendet më magnetike në vendin tonë. Ekspozita me fotografi unike të realizuara nga udhëtarët mund të shihet në hyrjen e Kopshtit Detar në Varna..

botuar më 24-09-28 8.35.PD