Bullgaria mbështet misionin fisnik të OKB-së dhe politikat e zhvillimit, jo konfliktet ushtarake për të përcaktuar të ardhmen e njerëzimit. Kështu deklaroi presidenti Rumen Radev në një takim me Sekretarin e Përgjithshëm të OKB-së Antonio Guterres në Nju Jork. Pikëpamja e përgjithshme ishte se krizat ushtarake në Ukrainë dhe Lindjen e Mesme kërcënojnë paqen dhe stabilitetin dhe përkeqësojnë ndarjen në botë. Kreu i shtetit shprehu shpresën se Këshilli i Sigurimit i OKB-së do të bëhet një mjet efektiv për të parandaluar konfliktet dhe krizat ushtarake në kohën e duhur, gjë që do të kthejë fokusin e njerëzimit në Objektivat e Zhvillimit të Qëndrueshëm të OKB-së. Radev shprehu shqetësimin e tij edhe për operacionet e vazhdueshme ushtarake pranë kufijve të Evropës, si rezultat i të cilave po shtohen flukset migratore, po rritet rreziku i radikalizimit dhe akteve terroriste.
Presidenti Radev zhvilloi biseda joformale me kolegët e tij në kuadër të sesionit të 79-të të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së. Në një takim me presidentin e Iranit, Masoud Pezeshkian, ai përshëndeti synimin e deklaruar të udhëheqjes së re shtetërore në Teheran për të thelluar dialogun me vendet e BE-së. Presidenti Radev i bëri thirrje homologut të tij iranian për mbështetje në negociatat për lirimin e kapitenit dhe bashkëkapitenit të anijes "Galaxy Leader" të ndaluar në brigjet e Jemenit, si dhe për ndihmën e Republikës Islamike për lirimin e të gjithë pengjevе të “Hamasit” të kapur gjatë sulmit të 7 tetorit. Pezeshkian e ftoi Radevin të vizitojë Iranin në një kohë të përshtatshme për të dyja vendet, transmeton BTA.
Rritja e pagës minimale (PM) mbështetet nga 54.1% e bullgarëve. Një e treta e të anketuarve mendojnë se PM duhet të jetë e barabartë me pagën e nevojshme për jetesë. Këto tregojnë rezultatet e një sondazhi përfaqësues të agjencisë “Mjara”, i porositur..
Çmimi mesatar i banesave të blera në Sofje në tremujorin e tretë të vitit 2025 arriti në 2,310 euro/m², që është një rritje vjetore prej 25.5%, sipas të dhënave nga Bulgarian Properties. Ndërtimet e reja mbeten më të preferuarat, por mungesa e..
Botimi i katërmbëdhjetë i DiVino.Taste – forumi më i rëndësishëm i përkushtuar verës bullgare dhe mjeshtërve të saj – do të mbahet nga 28 deri më 30 nëntor në Qendrën Inter Expo në Sofje. Në të do të prezantohen mbi 80 prodhues nga të gjitha rajonet e..
Çmimi mesatar i banesave të blera në Sofje në tremujorin e tretë të vitit 2025 arriti në 2,310 euro/m², që është një rritje vjetore prej 25.5%, sipas të..
Rritja e pagës minimale (PM) mbështetet nga 54.1% e bullgarëve. Një e treta e të anketuarve mendojnë se PM duhet të jetë e barabartë me pagën e nevojshme..