Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Presidenti kërkoi ndihmë nga Irani për lirimin e bullgarëve në Jemen

Presidenti bullgar Rumen Radev dhe homologu i tij iranian Masoud Pezeshkian në një takim në kuadër të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së
Foto: Qendra e Shtypit e Presidencës

Bullgaria mbështet misionin fisnik të OKB-së dhe politikat e zhvillimit, jo konfliktet ushtarake për të përcaktuar të ardhmen e njerëzimit. Kështu deklaroi presidenti Rumen Radev në një takim me Sekretarin e Përgjithshëm të OKB-së Antonio Guterres në Nju Jork. Pikëpamja e përgjithshme ishte se krizat ushtarake në Ukrainë dhe Lindjen e Mesme kërcënojnë paqen dhe stabilitetin dhe përkeqësojnë ndarjen në botë. Kreu i shtetit shprehu shpresën se Këshilli i Sigurimit i OKB-së do të bëhet një mjet efektiv për të parandaluar konfliktet dhe krizat ushtarake në kohën e duhur, gjë që do të kthejë fokusin e njerëzimit në Objektivat e Zhvillimit të Qëndrueshëm të OKB-së. Radev shprehu shqetësimin e tij edhe për operacionet e vazhdueshme ushtarake pranë kufijve të Evropës, si rezultat i të cilave po shtohen flukset migratore, po rritet rreziku i radikalizimit dhe akteve terroriste.

Presidenti Radev zhvilloi biseda joformale me kolegët e tij në kuadër të sesionit të 79-të të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së. Në një takim me presidentin e Iranit, Masoud Pezeshkian, ai përshëndeti synimin e deklaruar të udhëheqjes së re shtetërore në Teheran për të thelluar dialogun me vendet e BE-së. Presidenti Radev i bëri thirrje homologut të tij iranian për mbështetje në negociatat për lirimin e kapitenit dhe bashkëkapitenit të anijes "Galaxy Leader" të ndaluar në brigjet e Jemenit, si dhe për ndihmën e Republikës Islamike për lirimin e të gjithë pengjevе të “Hamasit” të kapur gjatë sulmit të 7 tetorit. Pezeshkian e ftoi Radevin të vizitojë Iranin në një kohë të përshtatshme për të dyja vendet, transmeton BTA.



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Në Maqedoninë e Veriut nderuan kujtimin e ushtarëve bullgarë që ranë për atdheun

Dita e Trimërisë - 6 maji u festua në Ditën e Shën Gjergjit dhe para "Memorialit të Luftës Bullgare" në Novo Sello, raportoi BGNES. Memoriali, ku prehen eshtrat e 71 ushtarëve bullgarë, ndodhet pranë qytetit të Strumicës. Në Maqedoninë e..

botuar më 25-05-06 3.47.MD

Në Graf Ignatievo, pilotët bullgarë vazhdojnë fluturimet për t’u trajnuar me F-16-ën e re

Pilotët bullgarë kanë përpara një kohë të gjatë trajnimi intensiv. Këtë ia tha Radios Kombëtare Bullgare Majori Jason Royko, i cili solli në vend avionin e parë F-16 në fillim të prillit dhe do të mirëpresë 7 avionët e ardhshëm. Royko do të jetë..

botuar më 25-05-06 11.03.PD
Admirali Emill Eftimov

Shefi i Mbrojtjes do t'i përgjigjet një pyetjeje para Parlamentit në lidhje me avionin e ri F-16

Avioni F-16 ka një problem të vogël teknik, i cili do të rregullohet brenda pak ditësh, tha për BNT-në Shefi i Mbrojtjes, Admirali Emill Eftimov. Kjo nuk është një temë që duhet diskutuar kaq gjerësisht. Tema është se modernizimi i ushtrisë bullgare..

botuar më 25-05-06 10.36.PD