Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Zgjedhje të parakohshme në asnjë kohë

Fillon fushata e radhës zgjedhore në Bullgari

Foto: BGNES

Që nga sot, 27 shtator, Bullgaria është sërish në një fushatë zgjedhore 30 ditore.

28 parti dhe 11 koalicione paraqitën dokumentet në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve për pjesëmarrje në zgjedhjet e ardhshme të parakohshme parlamentare dhe në fund 19 parti dhe 9 koalicione do të konkurrojnë për mbështetjen e qytetarëve më 27 tetor.

Fushata aktuale nuk ka gjasa të befasojë votuesit bullgarë të cilët janë të ngopur me votim - komentoi për BNR politologia Doc. Tatjana Buruxhieva. 

Tatjana Buruxhieva

“Për këto 3 vite dhe 7 fushata, në këtë shpeshti, t’i thuash njerëzve se është shumë e rëndësishme të votojnë për të mbështetur një shpresë për të ardhmen dhe në të njëjtën kohë asgjë të mos ndodhë, natyrshëm çon në një përçarje shumë të rëndë mes politikanëve dhe qytetarëve.”

Pesimistët, të cilët sipas sociologëve janë rreth 60 për qind e elektoratit, vështirë se do të motivohen për të shkuar në votime. “Optimistët” në tkurrje ose i ashtuquajturi elektorat besnik i partive, sipas sondazheve të fundit të “Gallup International Balkan”, janë rreth 28 për qind e qytetarëve me të drejtë vote. Pjesëmarrja e ulët e votuesve ul përfaqësimin e parlamentit të ardhshëm. Ajo gjithashtu ul numrin e votave të nevojshme për të kapërcyer pragun prej 4 për qind për të hyrë në Kuvendin Popullor. Kjo rrit shanset që deputetë të më shumë formacioneve të ulen në bankat parlamentare. Gjithashtu e ndërlikon detyrën e formimit të një mazhorance parlamentare dhe një koalicioni qeverisës për të formuar një qeveri të rregullt.

Zgjedhjet e 27 tetorit sjellin një intrigë të re krahas pjesëmarrjes në votime. Për herë të parë, dy nga partitë e vjetra sistematike, Lëvizja për të Drejtat dhe Liritë (DPS) dhe Partia Socialiste Bullgare (BSP), janë të ndarë në udhëheqje në fillim të fushatës. Partia më e vjetër bullgare – BSP, do të hyjë në parlament, por në serinë e zgjedhjeve elektorati i saj vazhdon të zvogëlohet. Të dy krahët e DPS-së (e njohur si partia e turqve etnikë në vend), të udhëhequr nga lideri i nderit Ahmed Dogan dhe bashkëkryetari Deljan Peevski, pritet gjithashtu të marrin përfaqësim në Legjislaturën e 51-të të Kuvendit Popullor. 

Ivo Inxhov

“Të dy formacionet do të marrin gjithsej më pak se DPS-ja në zgjedhjet e mëparshme (në parlamentin aktual, DPS është forca e katërt politike dhe ka 22 përfaqësues të popullit). Efekti i ndarjes do të shkëputë disa votues të rregullt nga votimi. Sado që të ketë votë të kontrolluar dhe instrumente ndikimi në komuna, elektorati e percepton Doganin si një ikonë – themelues, si një lloj figure mistike”, komentoi për BNR politologu Ivo Inxhov.

Situata e radhës parazgjedhore bën që kandidatët e tjerë për menaxhim të kërkojnë lëvizje jo standarde. GERB (partia lider në parlamentin e tanishëm) për herë të parë përfshiu kryetarë të komunave të mëdha në listat e tyre, të cilat dihet se nuk do të mbeten deputetë, por pritet të rrisin pjesëmarrjen e votuesve në rajone. Formacioni i dytë në parlamentin aktual - "Po e vazhdojmë ndryshimin - Bullgaria Demokratike" (PP-DB) - po përgatiten të rifitojnë votat e humbura në votimin e mëparshëm në qytete dhe do të bëjnë fushatë përsëri përmes rrjeteve sociale të preferuara nga mbështetësit e tyre.

"Partitë nuk duan të qeverisin. Partitë masivisht duan që partia tjetër të mos qeverisë", tha Përvan Simeonov nga Agjencia e Sondazheve "Gallup International Balkan" në fillim të fushatës. 

Përvan Simeonov

"Mendoj se këtë herë do të bëjnë përpjekje që të ketë një kabinet. E dëgjoj, e shoh. Edhe Borisov, edhe PP-DB kanë një formulë... Kam shpresë sepse është jashtëzakonisht e mirë për vendin tonë. Sepse filluan të dëgjohen zëra për të ndryshuar sistemin. Dhe çdo ndryshim në sistemin në Bullgari për momentin, për mendimin tim, përfundimisht do të çojë në më keq. Më mirë një sistem i keq, por i njohur që ka përvojë dhe traditë historike sesa ndryshime që do t'i kthejnë gjërat përmbys," parashikoi Simeonov para BNR.

Votuesit tashmë e dinë se nëse Legjislatura e 51-të e Kuvendit Popullor nuk arrin të zgjedhë një qeveri të rregullt, në pranverën e vitit 2025, ata do të duhet të shkojnë sërish në votime. Në fund të fundit, demokracia është mbi të gjitha zëri i popullit.


Përpiloi: Ivo Ivanov

Përgatiti në shqip dhe publikoi: Svetllana Dimitrova

Foto: BTA, BGNES




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Nuk ka asnjë kërcënim të drejtpërdrejtë për Bullgarinë nga përshkallëzimi i tensioneve në Lindjen e Mesme

Për momentin nuk ka asnjë kërcënim të drejtpërdrejtë për vendin tonë nga përkeqësimi i mprehtë i mjedisit të sigurisë në Lindjen e Mesme - këtë konkluzion të mbledhjes tre orëshe të Këshillit Konsultativ për Sigurinë Kombëtare ua bëri të ditur..

botuar më 24-10-04 2.02.MD
Sulmet ajrore izraelite në Libanin jugor, 01 tetor 2024.

David Avishaj nga Izraeli: Ka arsye konkrete për veprimet e Izraelit në Gaza dhe Liban

Me dy fluturime të Airbus-it qeveritar brenda dy ditësh, shteti bullgar arriti të evakuojë 169 bullgarë dhe anëtarë të familjeve të tyre që u kthyen në shtëpi nga Libani pas përshkallëzimit të tensioneve atje. 80 bullgarë të tjerë u evakuuan me..

botuar më 24-10-03 7.35.PD

Ngjarjet me adresë ballkanike

Më 15 tetor, Shqipëria fillon negociatat thelbësore për anëtarësimin në BE Përfaqësuesit e përhershëm të BE-së në Bruksel vendosën njëzëri nisjen e negociatave të anëtarësimit me Shqipërinë. Fillimi do të jetë më 15 tetor me një konferencë..

botuar më 24-09-28 7.30.PD