Ndryshimet në Planin e Rimëkëmbjes dhe Qëndrueshmërisë duhet të dërgohen jo më vonë se 15-20 tetor, në mënyrë që Komisioni Evropian t'i pranojë dhe Bullgaria të mos humbasë fonde. Kështu ka deklaruar në një konferencë ministrja në detyrë e financave, Ljudmilla Petkova. Bullgaria është i vetmi vend i BE-së që mori vetëm pagesën e parë sipas planit. Petkova ka theksuar se pagesa e dytë nuk është paguar, pasi ka të bëjë me reforma të caktuara. Harta Rrugore për Neutralitetin Klimatik është pjesë e tyre. Nëse ajo nuk pranohet, korrigjimi financiar do të jetë 266 milionë euro, që përbën më shumë se 30% prej pagesës së dytë të kërkuar prej 653 milionë eurosh.
Asambleja Kombëtare nuk pranoi dje ndryshimet e planifikuara në Planin e Rimëkëmbjes dhe Qëndrueshmërisë lidhur me rikultivimin e truallit “Mini Marica Iztok”. Seanca e fundit e Kuvendit jubilar të 50-të mbrëmë përfundoi me një skandal pasi disa deputetë kundërshtuan diskutimin e ndryshimeve në plan.
Ditën e enjte vranësirat do të rriten dhe do të fillojnë reshje kryesisht nga shiu. Do të fryjë erë mesatare, në Rrafshinën e Danubit dhe në pjesën perëndimore të Ultësirës së Trakisë së Epërme erë të fort dhe të furishme..
Punonjësit e transportit publik në Sofje do të protestojnë të hënën, më 14 prill, duke kërkuar rritjen e pagave. Vendimi për të protestuar është marrë pas takimeve ndërmjet industrisë dhe bashkisë së Sofjes. Punëtorët e transportit nuk janë dakord me..
Kompania "Centrali atomik Kozlloduj - Kapacitete të Reja", që punon në ndërtimin e njësive të reja nr.7 dhe nr.8 të centralit atomik “Kozlloduj”, ka filluar negociata me bullgarët që jetojnë jashtë vendit dhe kanë përvojë në centralet bërthamore,..
Bullgaria i kthen Libanit eshtrat e terroristit që në vitin 2012 hodhi në erë një autobus me turistë izraelitë në Bullgari, raporton BGNES. Akti..
Anija kërkimore bullgare "Shën Kirili dhe Metodi" (NIK 421) do të pritet sot solemnisht në stacionin detar në Varna. Moti i keq ka vonuar..
Partia “Moral, Unitet, Nder” (MEÇ) po paraqet sot një votë mosbesimi ndaj qeverisë, njoftoi në margjinat e Kuvendit Popullor kreu i partisë..