Dy medalje ari dhe tre bronzi fituan sportistët bullgarë në Kampionatin e Hapur Olimpik të Taekwondo-së në Shqipëri. Hristijan Georgiev fitoi medaljen e artë në kategorinë e të rinjve deri në 54 kg, pasi shënoi pesë fitore. Në ndeshjen e tij të parë, Hristijan regjistroi një nga fitoret më të shpejta të turneut, duke mundur kundërshtarin e tij Sebastian Curvelo nga Spanja në vetëm 15 sekonda.
Në kategorinë 68 kilogramë për meshkuj, Aleksandër Xhordev shënoi tre fitore. Në fazën gjysmëfinale, garuesi i klubit “Levski” humbi në një betejë të rëndë nga kroati Leon Glasnovic dhe fitoi medaljen e bronztë. Te juniorët medaljen e artë e fitoi Ljubosllav Naçev, tek kadetët u paraqitën shumë mirë garuesit e klubit “Neron”, duke fituar dy medalje bronzi.Një nga maratonat më sfiduese në Bullgari, ultramaratona Pirin Ultra, zhvillohet në malin Pirin. Gara mbahet mes bukurisë madhështore, shtigjeve shkëmbore dhe majave të Pirinit nga 21 deri më 23 shtator. Sipas aftësive të tyre, pjesëmarrësit..
Duke filluar nga sot, 22 shtator, qyteti ynë detar Burgas pret festivalin e parë evropian të gjimnastikës për personat mbi 50 vjeç /Golden Age Gym Festival 2024/ për vendin tonë. Më shumë se 1400 përfaqësues nga 19 vende nga Evropa dhe Japonia po..
Tenisti më i mirë bullgar, Grigor Dimitrov, mposhti kampionin olimpik nga Lojërat Paris 2024, Novak Gjokoviq, në një ndeshje bamirësie në Sofje të organizuar nga Fondacioni “Grigor Dimitrov”. Ndeshja përfundoi me rezultat 6:4, 2:6, 10:6 për..