Interesi për të studiuar jashtë te të rinjtë bullgarë po rritet - me 30% më shumë krahasuar me një vit më parë, dhe numri i studentëve që largohen për vitin akademik 2024-2025 është rritur me rreth 11%. Kështu ka thënë për programin “Hristo Botev” të BNR-së, Kristina Bozhillova, menaxhere e kompanisë më të madhe të konsulencës arsimore në Evropën Juglindore. Sipas saj, Holanda mbetet destinacioni kryesor për studentët bullgarë, pasi 38% e të larguarve këtë vit e kanë zgjedhur këtë vend, pasuar nga Belgjika me 12% dhe Italia dhe Britania e Madhe me nga 10%.
Pas Brexit, numri i studentëve bullgarë që kanë shkuar në Britaninë e Madhe ka rënë nga rreth 2000 në 2014 në vetëm 300-400 në 2021. Holanda dhe Belgjika janë vendet më të preferuara. Në vitin 2023, rreth 5300 studentë bullgarë kanë studiuar në Holandë. Ata renditen në top 5 të studentëve më të suksesshëm në këtë vend.
Ndër fushat më tërheqëse për studentët bullgarë janë inovacioni, inteligjenca artificiale dhe media dixhitale.
Lexoni më shumë nga koleksioni i Radio Bullgarisë:
Ata quhen NEET (Not in Education, Employment or Training- Jo në Arsim, Punësim ose Trajnim) – të rinj midis 16 dhe 29 vjeç që nuk mësojnë, nuk punojnë dhe nuk trajnohen. Ky grup po rritet në të gjithë Evropën dhe pasqyrohet edhe në raportet e..
Në një takim pas mbledhjes së sotme të qeverisë, Ministri i Punës dhe Politikës Sociale Borisllav Gucanov njoftoi se Këshilli i Ministrave ka miratuar një vendim që i jep start punës për kthimin e bashkatdhetarëve tanë që ndodhen jashtë vendit...
Viti i ri shkollor në Shkollën e së dielës “Hristo Botev” në Tiranë u hap në mënyrë solemne më 15 shtator , njofton Ambasada e Bullgarisë në Shqipëri përmes një postimi në faqen e saj zyrtare në Facebook . “Për herë të parë, shkolla do të..