Bullgaria dhe SHBA do të zgjerojnë Marrëveshjen e Bashkëpunimit Ndërqeveritar për projektin për ndërtimin e një kapaciteti të ri bërthamor në centralin atomik “Kozlloduj” dhe programin bërthamor për qëllime civile. Kjo u diskutua nga ministri në detyrë i energjisë, Vlladimir Malinov dhe Ndihmës Sekretari i Shtetit për Burimet Energjetike të SHBA-së, Xhefri Pajat. U diskutua edhe për progresin në zbatimin e Korridorit Vertikal të Gazit.
“Për momentin po kryhen aktivitete për projektimin e infrastrukturës së re në territorin bullgar. Afati i zbatimit është fundi i vitit 2025”, tha Malinov.
Infrastruktura e korridorit përfshin terminalin e ri të gazit të lëngëzuar në Aleksandropolis, zgjerimin e objektit nëntokësor të depozitimit të gazit “Çiren” dhe tubacionet e reja.
"Këto projekte janë një garantues i sigurisë energjetike të Bullgarisë dhe Evropës Juglindore, duke përfshirë Moldavinë dhe Ukrainën," tha Pajat, cituar nga BGNES.Bullgaria nuk do të tërhiqet nga qëndrimi i saj parimor mbi integrimin evropian të Ballkanit Perëndimor dhe po i respekton angazhimet e saj, por gjithashtu këmbëngul që Maqedonia e Veriut të respektojë marrëveshjet e arritura. Këtë e tha në margjinat..
Bullgaria është e vlerësuar sipas meritave të saj për përmbushjen e kritereve të konvergjencës së Maastrihtit, gjë që tregon ngjashmërinë e ekonomisë bullgare me kërkesat e Bashkimit Evropian për qëndrueshmëri dhe stabilitet, tha kryeministri Rosen..
Paga mesatare në tremujorin e parë të këtij viti në vend arriti në 2443 leva - 11% më shumë krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2024, sipas informacionit të Ministrisë Sociale, njoftoi reporterja e BNR-së Cvetelina Stojanova. Pagat ishin..
Gjatë natës , reshjet do të ndalen dhe retë do të shpërndahen dhe do të pakësohen. Në orët e mëngjesit, do të formohet mjegull afatshkurtër në fushat..
Byreku më i gjatë i mbushur me llokum trëndafili do të përgatitet në Kazanllëk. Ngjarja tradicionale e quajtur "Buka e Bullgarit" është pjesë e..
Bashkia e kryeqytetit krijon një ekip rinor vullnetar për reagim të shpejtë “SOfia HELPers”. Iniciativa për krijimin e grupeve rinore, të gatshme të..