Dorëzimi i parë i gazit natyror në Bullgari u bë sot përmes terminalit të ri në qytetin grek Aleksandrupolis. Funksionimi komercial i objektit është fakt që prej 1 tetorit të këtij viti dhe vendi ynë është pronar i 20% të projektit, i cili diversifikon furnizimin e gazit për Evropën Juglindore dhe Qendrore. Impianti i teknologjisë moderne ka një kapacitet maksimal rigazifikimi prej 5.5 miliardë metra kub në vit. Nga ai, dërgesat mund të bëhen edhe në Rumani, Maqedoninë e Veriut, Serbi, Moldavi dhe Ukrainë në lindje, si dhe në Hungari dhe Sllovaki në perëndim. Vendimi që vendi ynë të bëhet aksioner konsiderohet strategjik duke pasur parasysh furnizimet e mundshme nga SHBA, Katari, Egjipti dhe prodhues të tjerë. Është gjithashtu pjesë e strategjisë që vendet e Evropës Juglindore të heqin dorë nga gazi rus.
Kanë mbetur më pak se 100 ditë deri në përfshirjen e Bullgarisë në zonën e euros, dhe kjo është një arsye tjetër për të folur për të ardhurat e njerëzve në vendin tonë, për ekonominë tonë, për investimet e huaja dhe për tregun e punës, i cili reagon më..
Që nga 1 tetori, norma bazë e interesit e Bankës Popullore të Bullgarisë (BNB) është 1.81%. Kjo është ulja e dymbëdhjetë me radhë në muaj, këtë herë me 0.01% krahasuar me shtatorin 2025. Për shumë vite, norma bazë në Bullgari ishte zero, por..
Në fund të shtatorit, kur kanë mbetur pak më shumë se 3 muaj deri në datën "Rubikon" për financat publike bullgare - 1 janar 2026, kur vendi ynë do të dalë zyrtarisht nga bordi monetar dhe do të adoptojë monedhën e përbashkët evropiane, në..