Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) përcaktoi rregullat për ndërtimin e besueshëm të kodit burimor për makineritë e votimit për zgjedhjet parlamentare më 27 tetor. Gjenerimi i kodit është kusht i detyrueshëm për të votuar me makineri dhe është i përcaktuar në Kodin Zgjedhor. Gjatë procedurës kanë të drejtë të jenë të pranishëm përfaqësues të forcave politike pjesëmarrëse në votim, ekspertë dhe përfaqësues të organizatave joqeveritare. Anëtarë të caktuar posaçërisht të KQZ-së do të gjenerojnë çelësa privatë që bllokojnë softuerin në mënyrë që të mos manipulohet. Procedura siguron që çelësi privat nuk do të bëhet i njohur për një palë tjetër. Ndalohet filmimi dhe regjistrimi i futjes së fjalëkalimeve. Platforma harduerike në të cilën janë krijuar ato, si dhe kodi burimor, do të ruhen në KQZ. Gjithashtu vijon procedura për verifikimin dhe vizualizimin e kodit hesh të sistemit të softuerit, i cili është publik.
Në kuadër të vizitës zyrtare në Kroaci, presidenti Rumen Radev nderoi kujtimin e oficerëve dhe ushtarëve bullgarë të rënë në fazën përfundimtare të Luftës së Dytë Botërore në betejën kundër nazizmit. Ceremonia me nderime ushtarake u mbajt në Varrezat..
Hyrja në eurozonë nuk përbën rrezik për Bullgarinë. Pranimi i euros mund të jetë vetëm një përshpejtues i fuqishëm për rritjen ekonomike të vendit – këtë e deklaroi zëvendëskryeministri dhe ministër i inovacionit dhe rritjes, Tomisllav Donçev, gjatë..
Kamerat e sistemit TOL janë tashmë të sinkronizuara me sistemin e Ministrisë së Brendshme. Kështu, drejtuesit e mjeteve që qarkullojnë në korsitë emergjente do të fotografohen dhe do të ndëshkohen, deklaroi ministri i brendshëm, Daniel Mitov. "Të..
Gjatë natës do të ketë shtim të vranësirave mbi rajonet perëndimore, ndërsa në pjesën tjetër më të madhe të vendit do të jetë kryesisht kthjellët...
Hyrja në eurozonë nuk përbën rrezik për Bullgarinë. Pranimi i euros mund të jetë vetëm një përshpejtues i fuqishëm për rritjen ekonomike të vendit – këtë..
Kandidatura e Bullgarisë për gjyqtar në Gjykatën e Bashkimit Evropian, doc. dr. Aleksandër Kornezov, u miratuar nga komiteti i BE-së i përbërë nga..