Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

KQZ shpalli rregullat për ndërtimin e kodit burimor për votimin me makinë

Foto: BGNES

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) përcaktoi rregullat për ndërtimin e besueshëm të kodit burimor për makineritë e votimit për zgjedhjet parlamentare më 27 tetor. Gjenerimi i kodit është kusht i detyrueshëm për të votuar me makineri dhe është i përcaktuar në Kodin Zgjedhor. Gjatë procedurës kanë të drejtë të jenë të pranishëm përfaqësues të forcave politike pjesëmarrëse në votim, ekspertë dhe përfaqësues të organizatave joqeveritare. Anëtarë të caktuar posaçërisht të KQZ-së do të gjenerojnë çelësa privatë që bllokojnë softuerin në mënyrë që të mos manipulohet. Procedura siguron që çelësi privat nuk do të bëhet i njohur për një palë tjetër. Ndalohet filmimi dhe regjistrimi i futjes së fjalëkalimeve. Platforma harduerike në të cilën janë krijuar ato, si dhe kodi burimor, do të ruhen në KQZ. Gjithashtu vijon procedura për verifikimin dhe vizualizimin e kodit hesh të sistemit të softuerit, i cili është publik.




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Foto: Centrali Atomik Elektrik

U kontraktua që Citibank të financojë blloqet e reja 7 dhe 8 në termocentralin bërthamor "Kozlloduj"

Bullgaria kontraktoi financimin e ndërtimit të blloqeve të 7-të  dhe të 8-të të Centralit Atomik Elektrik "Kozlloduj", njoftoi Ministria e Energjetikës. Një delegacion i kryesuar nga ministri i energjetikës, Zheço Stankov, zhvilloi në Nju Jork bisedime..

botuar më 25-07-16 12.09.MD

Do të zgjerohet Grupi Luftarak Shumëkombësh i NATO-s në Bullgari deri në nivel brigade

Grupi Luftarak Shumëkombësh në Bullgari është në një pozicion të shkëlqyer për t’u rritur dhe për t’u zhvilluar më tej në nivel brigade. Këtë e deklaroi në poligonin Novo Sello admirali Xhuzepe Kavo Dragone, kryetar i Komitetit Ushtarak të NATO-s. Në..

botuar më 25-07-16 11.51.PD

Bullgaria emetoi për herë të dytë në vitin 2025 eurobono ndërkombëtare në vlerë prej 3,2 miliardë eurosh

Me interes rekord, Ministria e Financave njoftoi se emetoi me sukses borxh në tregjet ndërkombëtare të kapitalit. U shitën dy transe të obligacioneve në euro. Bonot 10-vjeçare ishin për 2 miliardë euro me një interes vjetor prej 3,375%. Emetimi i..

botuar më 25-07-16 9.26.PD