Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Bullgaria dhuroi mbi 3 milionë vaksina kundër Covid, 2.8 milionë u dërguan në Iran

Foto: EPA/BGNES

Bullgaria ka paguar, por më pas ka shkatërruar ose dhuruar mbi 5.5 milionë vaksina kundër Covid. Në total, nga shfaqja e vaksinave për Covid-19 deri më 31 gusht 2024, vendi ynë ka paguar pothuajse 250 milionë euro nga fondet e veta për të blerë 8 488 620 doza vaksinash kundër virusit që shkaktoi pandeminë, sipas të dhënave të siguruara për BTA në kuadër të Ligjit për qasje në informata publike. 1 931 992 vaksina u shkatërruan për shkak të afateve të skadencës. Mbi 3 milionë vaksina u janë dhuruar vendeve që nuk kishin akses kaq të privilegjuar ndaj vaksinave sepse nuk janë në BE. Është kurioze që Bullgaria i dhuroi Iranit një sasi mbresëlënëse – 2 830 400 doza. 308 570 doza iu dhanë Bosnjë-Hercegovinës, 270 000 Bangladeshit, 172 500 Butanit dhe 51 480 Maqedonisë së Veriut.



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Eurogrupi rekomandoi që Bullgaria të miratojë euron nga 1 janari 2026

Eurogrupi rekomandoi unanimisht që Bullgaria të bëhet anëtari i 21-të i eurozonës. Vendet e zonës së monedhës së përbashkët i rekomandojnë Këshillit të BE-së që kjo të ndodhë nga 1 janari i vitit të ardhshëm. Ministrat e financave të eurozonës..

botuar më 25-06-20 8.41.PD

Shumë muzikë dhe surpriza në Plovdiv me "Francofolies"

Artistë të preferuar bullgarë dhe francezë do të mblidhen në një skenë në Plovdiv për të prezantuar një përzierje hitesh bashkëkohore, klasike të arta dhe melodi të paharrueshme. Nga sot, 20 qershor, deri më 22 qershor, “Baza e Varkave” në qytetin e..

botuar më 25-06-20 5.00.PD

Parashikimi i motit për 20 qershorin 2025

Të premten , temperaturat minimale do të jenë nga 15 deri në 21°C. Në Sofje priten rreth 17°C. Para mesditës moti do të jetë me diell. Rreth dhe pas mesditës do të zhvillohet vranësirë grumbulluese. Në shumë zona, kryesisht në Bullgarinë..

botuar më 25-06-19 7.35.MD