Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Montana - qyteti përtej shablloneve

7
Foto: BNR-Vidin

Montana është një nga qytetet rajonale në veriperëndim të Bullgarisë. Sipas statistikave, rajoni nuk mund të mburret me tregues veçanërisht të lartë në sferën e infrastrukturës, ekonomisë, arsimit, shërbimeve sociale. Sipas të dhënave të vitit të kaluar ekonomik, Montana befason duke qenë në vendin e parë për sa i përket eksporteve nga të gjitha rajonet e tjera, madje duke kaluar edhe eksportet nga qytete si Ruse dhe Burgas. Kryetari shumëvjeçar i komunës Zllatko Zhivkov, i cili në zgjedhjet e fundit lokale fitoi mandatin e tij të shtatë, zbuloi për BNR Vidin recetën e jetëgjatësisë së tij politike në krye të qytetit - afërsinë me njerëzit, njohuritë e mrekullueshme të secilit prej 23fshatrave në komunë dhe kthimin e punës në mision. “Më shumë se 16 qeveri kanë ndryshuar, po përpiqem të bëj punën time... Montana sot është qyteti më i fortë ekonomikisht në veriperëndim...” thotë kryebashkiaku dhe shpesh nuk e ndjen se si dhe kur kalon koha e javës së tij 80 orëshe.

Në Bashkinë e Montanës janë regjistruar dhe po funksionojnë 2340 ndërmarrje, PBB është 33 000 leva për frymë të popullsisë dhe papunësia nën 4% - fakte që bien ndesh me perceptimin e kësaj pjese të Bullgarisë si më e prapambetura ekonomikisht, jo vetëm në vendin tonë, por edhe në BE.


"Nuk i duroj shabllonet me të cilat flasin për veriperëndimin, por i shikoj faktet. Kjo Montana ku jetoj sot është shumë më e mirë, e pastër dhe e gjelbër se kurrë në historinë e saj - pohon kryebashkiaku. - 600 hektarë janë parqet dhe kopshtet e reja, të gjitha pajisjet elektrike në qytet janë të reja, ne jemi pjesë e 86 bashkive që po ndryshojnë ndriçimin e rrugëve në kuadër të Planit të Rimëkëmbjes dhe Qëndrueshmërisë."

Zllatko Zhivkov

E ka prejardhjen në një familje normale punëtore, nga e cila Zllatko Zhivkov ka mësuar se “mund të mbarosh, ose të mos mbarosh një punë, por nuk mund të shkelësh mbi njerëzit që të rrethojnë sikur të mos jenë të gjallë”. Ai beson se kësaj maksime i detyrohet rizgjedhja e tij kaq shumë herë, pasi nuk lodhet të jetë në mesin e njerëzve dhe të dëgjojë problemet dhe idetë e tyre për përmirësime të ndryshme në vendbanime.

Bashkia e kryesuar prej tij punon në mënyrë aktive mbi projekte ndërkufitare me Rumaninë dhe Serbinë fqinje. Këto janë mundësi të mrekullueshme për zhvillimin ekonomik dhe kulturor të rajoneve, konsideron Zllatko Zhivkov. Dhimbja e tij për momentin ka të bëjë me digën “Ogosta” – “së fundmi të gjithë po flasin se sa e rrezikshme është”.

Diga Ogosta

“Ogosta” është rezervuari i katërt për nga sipërfaqja dhe i dyti në vëllim në vendin tonë, pas digës së Iskërit. Prandaj, ajo që po ndodh me këtë objekt nga siguria jonë kombëtare është jashtëzakonisht e rëndësishme për rajonin dhe pronari i rezervuarit është shteti:

“Ai na ka mbrojtur nga përmbytjet, por fatkeqësisht nuk menaxhohet mirë. Duhet të gjendet një qeveri e cila të ndajë rreth 30 milionë leva, me të cilat do të bëhen riparimet e nevojshme”, thotë me shpresë kryebashkiaku.


Përveç se është kryetar i Bashkisë së Montanës, Zhivkov është anëtar i Komitetit të Rajoneve në Bruksel, gjë që i lejon atij të shohë një pamje më të gjerë të vendit tonë dhe ta krahasojë atë me atë të vendeve të tjera anëtare të BE-së:

"Nga 10 rajonet më pak të zhvilluara ekonomike të BE-së, gjashtë janë bullgare. Siç kolegët e mi nga Gjermania më thanë, do të duhet të mësohemi se do të plakemi gjithnjë e më shumë dhe do të bëhemi gjithnjë e më pak." Sa u përket njerëzve që jetojnë në bashki, Zhivkov thotë:

“Mësova se kur bëhet fjalë për njerëzit, nuk mund të eliminosh shtresat apo moshat vetëm sepse nuk të pëlqejnë ose të thuash se janë të rëndësishëm vetëm të rinjtë. Sigurisht që edhe ata janë të rëndësishëm, por duke pasur parasysh se një pjesë e madhe e gjithçkaje që Bullgaria ka arritur ndër vite i takon atyre, të moshuarit nuk janë më pak të rëndësishëm”.

Çdo person është unik dhe ka nevojë për vëmendje dhe respekt - është i bindur kryetari i vjetër i Montanës, Zllatko Zhivkov.

Sheshi qendror Zheravica në Montana

Përpiloi: Ioan Kolev /bazuar në një intervistë të Nedka Lillkovës nga BNR Vidin/

Foto: BNR-Vidin, Bashkia e Montanës, BTA

Përgatiti në shqip dhe publikoi: Vesella Mançeva



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Antarktida është motori i ndryshimeve klimatike

Ambasada e Francës dhe Instituti Francez i Kulturës mblodhën së bashku shkencëtarët për të prezantuar eksperiencën e tyre mbi sfidat shkencore në Antarktidë dhe luftën kundër ndryshimeve klimatike. Partnerë të aktivitetit ishin Instituti Polar Francez..

botuar më 24-11-07 7.30.PD

WWF - Bullgaria nis fushatën e donacioneve "Abonohu për natyrën"

Organizata për mbrojtjen e natyrës WWF - Bullgaria nis fushatën "Abonohu ​​për natyrën". Zhdukja e kafshëve të egra është një film me seri në të cilin ne luajmë rolin kryesor. Në më pak se një jetë njerëzore, 73% e vertebrorëve kanë humbur në natyrë...

botuar më 24-11-06 11.43.PD

Bullgarët e vetëshpallur në Maqedoninë e Veriut janë shumë më tepër se ata të regjistruar

Shpesh thuhet me ironi se njerëzit në Maqedoninë e Veriut marrin nënshtetësinë bullgare vetëm për qëllime egoiste. Prandaj, në regjistrimin e fundit zyrtar në shtetin fqinj u regjistruan vetëm 3504. Demografi Doc. Spas Tashev është i bindur se ky nuk..

botuar më 24-11-05 7.05.PD