Mijëra admirues, të afërm dhe miq të legjendës bullgare të rockut Kirill Mariçkov u dyndën në kishën "Shën Sofia" të kryeqytetit për t'u përkulur para eshtrave mortore të muzikantit dhe për të thënë "Lamëtumirë". Në të njëjtën kohë, adhuruesit e këngëtarit në të gjithë vendin organizojnë iniciativa të ndryshme në kujtim të muzikantit të dashur.
Një nga muzikantët më të njohur dhe më të dashur bullgar u largua nga kjo botë më 11 tetor - 20 ditë para ditëlindjes së tij të 80-të, në një aksident para fillimit të një koncerti në fshatin Sellanovci, rajoni i qytetit Vraça.
“Gëzohem shumë kur shoh që njerëzit janë të buzëqeshur dhe të kënaqur me atë që bëj. Vrazhdësia që na rrethon, shpirtmadhësia nuk vlen për publikun e grupit “Shturcite” (Gjinkallat), ndau muzikanti i preferuar i miliona bullgarëve, në një nga intervistat e tij të fundit për BNR.
"Një muzikant i madh, me shumë stil, me shumë shije. Muzika e tij formoi një brez të tërë", tha aktori dhe kryetar i Lidhjes së Artistëve në Bullgari Hristo Mutafçiev. “Nuk mund të thuash dy fjalë për Kirill, ai është një univers. Më vjen keq pafund. Me vjen shume keq. Nuk duhej të ndodhte kështu. Një njeri iku, por la një epokë”, tha Danço Karaxhov, frontmeni i grupit legjendar të rock-ut bullgar “Signall”.
Karriera e Kirill Mariçkov filloi në vitin 1962 me formacionin "Bëndaracite" - një nga grupet pioniere të rock-ut bullgar. Pasuan 40 vjet me një tjetër grup legjendar bullgar të rock-ut - “Shturcite” (Gjinkallat), dhe rekord nga mbi 2600 koncerte, dhjetëra albume dhe turne të panumërta. Që nga viti 2013, ai është në grupin bullgar "Fondacioni", i cili bashkoi disa nga muzikantët më të mirë bullgar të rock-ut.
Mariçkov është autor i më shumë se 150 këngëve dhe fansat e tij do të kujtojnë gjithmonë hite si "Rock në kohën e shkuar", "Shija e kohës ", "Kalorësi”, “Betimi”, “Ngjyra magjike”, “Shekulli XX”, “Hamlet”. Ai qëndron edhe pas muzikës së 14 filmave, mes të cilëve “Dje”, “Adio Rio”, “Ura e Danubit”.
Foto: BGNES, BTATë gjithë kemi dëgjuar për ide që u vijnë krijuesve në ëndrra. Pikërisht kështu lindi melodia për këngën e re të interpretuesit Orlin Pavllov, "Hije" - ai e ëndërroi atë. Për realizimin e këngës, ai iu drejtua vëllezërve Milen dhe Rosen Kukosharovi...
Edicioni i parë i Festivalit Ndërkombëtar të Muzikës "INTERNATIONAL MUSIC STARS SENZA FRONTIERE" do të bashkojë fëmijë dhe të rinj nga e gjithë Evropa në kompleksin turistik Allbena nga data 17 deri më 21 qershor 2025 . Festivali ka natyrë..
Pas pseudonimit krijues HARALAMBIEV qëndron muzikanti i ri Teodor Harallambiev. Ai ka filluar të merret me muzikë që në moshë shumë të re dhe logjikisht ka filluar të kompozojë këngët e tij. Pavarësisht moshës së tij të njomë, HARALAMBIEV..