Mijëra admirues, të afërm dhe miq të legjendës bullgare të rockut Kirill Mariçkov u dyndën në kishën "Shën Sofia" të kryeqytetit për t'u përkulur para eshtrave mortore të muzikantit dhe për të thënë "Lamëtumirë". Në të njëjtën kohë, adhuruesit e këngëtarit në të gjithë vendin organizojnë iniciativa të ndryshme në kujtim të muzikantit të dashur.
Një nga muzikantët më të njohur dhe më të dashur bullgar u largua nga kjo botë më 11 tetor - 20 ditë para ditëlindjes së tij të 80-të, në një aksident para fillimit të një koncerti në fshatin Sellanovci, rajoni i qytetit Vraça.
“Gëzohem shumë kur shoh që njerëzit janë të buzëqeshur dhe të kënaqur me atë që bëj. Vrazhdësia që na rrethon, shpirtmadhësia nuk vlen për publikun e grupit “Shturcite” (Gjinkallat), ndau muzikanti i preferuar i miliona bullgarëve, në një nga intervistat e tij të fundit për BNR.
"Një muzikant i madh, me shumë stil, me shumë shije. Muzika e tij formoi një brez të tërë", tha aktori dhe kryetar i Lidhjes së Artistëve në Bullgari Hristo Mutafçiev. “Nuk mund të thuash dy fjalë për Kirill, ai është një univers. Më vjen keq pafund. Me vjen shume keq. Nuk duhej të ndodhte kështu. Një njeri iku, por la një epokë”, tha Danço Karaxhov, frontmeni i grupit legjendar të rock-ut bullgar “Signall”.
Karriera e Kirill Mariçkov filloi në vitin 1962 me formacionin "Bëndaracite" - një nga grupet pioniere të rock-ut bullgar. Pasuan 40 vjet me një tjetër grup legjendar bullgar të rock-ut - “Shturcite” (Gjinkallat), dhe rekord nga mbi 2600 koncerte, dhjetëra albume dhe turne të panumërta. Që nga viti 2013, ai është në grupin bullgar "Fondacioni", i cili bashkoi disa nga muzikantët më të mirë bullgar të rock-ut.
Mariçkov është autor i më shumë se 150 këngëve dhe fansat e tij do të kujtojnë gjithmonë hite si "Rock në kohën e shkuar", "Shija e kohës ", "Kalorësi”, “Betimi”, “Ngjyra magjike”, “Shekulli XX”, “Hamlet”. Ai qëndron edhe pas muzikës së 14 filmave, mes të cilëve “Dje”, “Adio Rio”, “Ura e Danubit”.
Foto: BGNES, BTAVajzat nga trioja VIVA – Viktoria Çeshmexhieva, Joana Velikova dhe Viktoria Ehijanova – patën një vit jashtëzakonisht të frytshëm: publikuan albumin e tyre debutues “Supernova”, patën një turne në Bullgari dhe, megjithëse shumë të reja, tashmë..
Më 17 maj 2025, në orën 19:00, salla "Bullgaria" në Sofje do të jetë mikpritëse e vizitës së parë historike të Orkestrës së Filarmonisë së Kosovës. Me një koncert solemn, orkestra do të festojë 25-vjetorin e themelimit të saj. Dirigjenti do të..
Edhe pse e njohim Boris Ilievin prej shumë vitesh si këngëtar, ai vetëm tani ka aranzhuar dhjetë këngë të tij në albumin e tij të parë si autor "Për ty". Shumica e tyre bazohen në një ide muzikore të Boris Iliev, të cilën ai e zhvilloi më tej me Ivan..
Mungesa e kuadrove – një nga problemet kryesore në tregun e punës në Bullgari – del në pah në mënyrë tepër të qartë nëse hedhim një sy mbi përbërjen e..
Më 29 maj, Opera dhe Baleti i Sofjes do t'i prezantojë publikut turk operën "Elektra" të Rihard Straus, të frymëzuar nga mitologjia e lashtë greke...
Kompozitori, dirigjenti dhe folkloristi i shquar Filip Kutev krijon një sintezë emblematike midis muzikës popullore bullgare dhe asaj klasike. Fillimi..