Presidenti Rumen Radev u bëri thirrje politikanëve dhe partive që të zgjidhin problemet e tyre familjare dhe ta kthejnë Bullgarinë në Ballkan "në një plan më të gjerë rajonal".
“Është koha që të nxjerrim kokën nga rëra, të mos merremi më me konfliktet tona të brendshme familjare dhe provinciale dhe të kthehemi atje ku i përkasim”, tha kreu i shtetit nga Sarajeva, ku vendosi një kurorë në pllakën përkujtimore, simbol i miqësisë midis Bullgarisë dhe Bosnje-Hercegovinës. Sipas fjalëve të tij, vendi ynë duhet të rikthejë sa më shpejt rolin e tij udhëheqës në Ballkan: “Pyetja ime ndaj politikanëve bullgarë është se ku mbeti kjo Bullgari, e cila ishte e para që reagonte ndaj të gjitha problemeve të rëndësishme në rajon, që ishte e para që merrte vendime, ishte e para në mbështetjen që nis procesin e sigurisë në Evropën Juglindore”.
Gjatë vizitës zyrtare të presidentit bullgar në Bosnjë-Hercegovinë, të cilën ai e bën me ftesë të Kryetarit të Presidencës së Bosnjë-Hercegovinës, Denis Beçiroviç Rumen Radev bisedoi me përfaqësuesin e lartë të Bashkësisë Ndërkombëtare në Bosnjë, Kristian Shmidt, si dhe me anëtarë të kolegjiumit të dy dhomave të Kuvendit të Bosnjës. Para takimit të tij me gjenerallejtënant Lasllo Shtic, komandant i forcave të misionit të BE-së në Bosnjë në operacionin "Altea", presidenti tha se vlerësimi i autoriteteve boshnjake për punën e ushtarakëve bullgarë në operacion është jashtëzakonisht i lartë.
“Misioni juaj këtu është jashtëzakonisht i rëndësishëm. Jemi të gatshëm të vazhdojmë ta mbështesim” – me këto fjalë presidenti Radev iu drejtua ushtarakëve bullgarë, pjesëmarrës në operacionin “Altea” të misionit të Bashkimit Evropian në Sarajevë. Ai falënderoi ushtarëve për kontributin në sigurinë dhe stabilitetin.
Me takimin në bazën ushtarake “Butmi” përfundoi vizita zyrtare e presidentit Rumen Radevit në Bosnjë e Hercegovinë.
Sipas të dhënave nga exit poll-et e të gjitha agjencive sociologjike, GERB-SDS me lider Bojko Borisov është padyshim forca e parë politike. Vitet e fundit partia është përmbajtur nga komentet para shpalljes së rezultateve përfundimtare nga KQZ...
Në prag të zgjedhjeve të gjashta të parakohshme parlamentare në më pak se tre vjet, vërehet lodhja e qytetarëve bullgarë nga pashpresa menaxheriale. Një gjë e tillë duket se ekziston edhe në fushën politike – dëshmi është fushata tejet letargjike..
Abdullah Öcalan propozoi bisedime paqeje me PKK nga burgu Lideri i Partisë terroriste të Punëtorëve të Kurdistanit (PKK), Abdullah Öcalan, i cili po vuan një dënim me burgim të përjetshëm, u vizitua nga një i afërm i tij për herë të parë..