Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Kundëradmirali Marcelo Tarapov: Bullgaria dhe Argjentina po zhvillojnë një aktivitet të frytshëm të përbashkët në Antarktidë

Marcelo Tarapov
Foto: Facebook/ Georgi Mitov

Ekspedita e parë kërkimore bullgare në Antarktidë u zhvillua në pranverën e vitit 1988 dhe me të filluan edhe studimet e njëpasnjëshme shkencore të studiuesve vendas në Kontinentin e Akullit. "Këto janë kushtet më ekstreme në të cilat një person mund të gjendet në planet" - pohoi Prof. Hristo Pimpirev, gjeolog, drejtues prej kohësh i ekspeditave tona polare dhe kryetar i Institutit Bullgar të Antarktikut.

Pikërisht në kushtet e ashpra të jetës, ku vështirësitë janë diçka e zakonshme, puna e studiuesve do të ishte pothuajse e pamundur pa një bashkëpunim të ngushtë dhe miqësor midis bazave të shteteve të ndryshme. Argjentina është një vend që është i pranishëm në Antarktidë për më shumë se 120 vjet dhe ka baza të përhershme në kontinent. Bashkëpunimi i ngushtë mes dy vendeve u vu në pah nga konferenca "Argjentina dhe Bullgaria për Antarktidën. Miqësia dhe sinergjia, një hap përtej kufijve të bashkëpunimit", e cila u organizua në Universitetin e Sofjes "Shën Kliment Ohridski". Në këtë aktivitet morën pjesë kundëradmirali Marcelo Tarapov, kryetar i Akademisë së Antarktikut të Argjentinës, ndërsa nga ana bullgare morën pjesë kapiteni i gradës së dytë Nikollaj Danaillov dhe Prof. Dr. Nesho Çipev, specialist për ekosistemet dhe biodiversitetin.

Vizita e kundëradmiralit Marcelo Tarapov lidhet me ekspeditën e tretë detare të Antarktidës, e cila do të niset nga Bullgaria më 7 nëntor.

Për Radio Bullgarinë, kundëradmirali Tarapov theksoi bashkëpunimin e frytshëm midis Bullgarisë dhe Argjentinës në kontinentin e akullt:

"Bullgaria funksionon mrekullisht në Antarktidë dhe marrëdhëniet midis Institutit Bullgar të Antarktidës dhe atij Argjentinas janë shumë të ngushta dhe kanë qenë të tilla prej shumë vitesh. Unë vizitova bazën bullgare për herë të parë në vitin 1998. Që atëherë kam mbajtur miqësi me shkencëtarët dhe njerëzit tuaj që punojnë në program."

Antarktida është një vend magjik që ngjall interesin e shkencëtarëve, por edhe të shumë turistëve. Cilat janë rreziqet e fluksit turistik për këtë cep kaq të brishtë të Tokës?

"Fluksi turistik i Antarktidës po rritet çdo vit. Ka pasur një rënie vetëm gjatë pandemisë. Çdo vit nga 50 deri në 70 mijë njerëz e vizitojnë kontinentin. Ky është një numër i madh, sepse Antarktida vizitohet në verë, kur nuk ka akull në det dhe ju mund të udhëtoni në mënyrë të sigurtë. Organizata Ndërkombëtare për Sigurinë dhe Ruajtjen e Kontinentit të Akullt tani i ndalon turistët të kapin pinguinë dhe të bëjnë fotografi me ta. Një herë e një kohë, fotografitë e zakonshme ishin me pinguinë ose pranë fokave. Deri në 100 persona mund të dalin në breg në të njëjtën kohë dhe çdo 20 prej tyre duhet të kenë nga një udhërrëfyes. Para se të dalin në breg, rrobat e tyre u pastrohen me fshesë me korrent që të mos mbajnë fara, për shembull, dhe u lahen çizmet, kur largohen, bëhet e njëjta gjë”.

Cilat janë vështirësitë me të cilat do të përballej një person i zakonshëm në Antarktidë?

"Nëse përjashtojmë kushtet natyrore, të ftohtin dhe erën, duhet të përmendim largësinë. Kjo ndihet veçanërisht shumë kur dikush duhet të jetojë atje për shumë ditë me rradhë. Baza bullgare hapet herët, nga tetor-nëntor dhe mbyllet shkurt-mars. Megjithatë, Argjentina ka 7 baza ku njerëzit jetojnë gjatë gjithë vitit. Kjo largësi kërkon përgatitje serioze, sidomos mendore, dhe vështirësia më e madhe është vetmia dhe bashkëjetesa në një vend me kushte të vështira jetese.

Me rastin e konferencës, Universiteti i Sofjes organizoi një ekspozitë fotografike me foto aktuale nga dy bazat e Antarktidës dhe materiale arkivore nga gazetat dhe revistat, duke treguar për punën në Kontinentin e Akullit tani dhe në të kaluarën.

Lexoni më tepër:
Foto: BTA; BGNES;  Facebook/ Georgi Mitov
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Kostandina Bello


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Gjysma e diabetikëve në Bullgari nuk janë diagnostikuar dhe konsiderohen të shëndetshëm

Me rastin e Ditës Botërore të Diabetit, objektet mjekësore në qytete të ndryshme të Bullgarisë organizojnë konsultime falas për personat me diabet dhe në rrezik të sëmundjes. Sipas të dhënave të Shoqatës Bullgare të Endokrinologjisë, çdo i treti bullgar në..

botuar më 24-11-14 2.34.MD
Ivajllo Ivanov

Si do të ndikojë zgjedhja e Donald Trump në Evropë dhe në siguri, në mbrojtje dhe ekonomi?

“Zgjedhja e Donald Trump si president i Shteteve të Bashkuara do të ketë një ndikim negativ në politikën evropiane në tre dimensionet kryesore, përkatësisht mbrojtjen dhe sigurinë, ekonominë dhe politikën – të paktën nga ajo që kemi si deklarata dhe nga..

botuar më 24-11-13 6.43.MD

Programi arsimor "Tregimet e pathëna të bullgarëve" me mbështetje të madhe brenda dhe jashtë vendit

Bullgarë nga 18 vende, 34 shkolla jashtë dhe 8 pedagogë bullgarë nga universitetet jashtë vendit janë pjesëmarrës në vitin e parë të Programit Kombëtar "Tregimet e pathëna të bullgarëve", i cili kërkon fakte pak të njohura për bullgarët e denjë apo ngjarje..

botuar më 24-11-12 5.26.MD