Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Platforma e Qendrës Shkencore Kirill dhe Metodij rrit nivelin e arsimit nëpër shkolla

Institucioni bashkëpunon me shkollat bullgare të së dielës jashtë vendit, si dhe me 13 universitete të huaja

Foto: kmnc.bg

Një platformë elektronike arsimore, e zhvilluar nga shkencëtarë në Qendrën Shkencore Kirill dhe Metodij pranë Akademisë Bullgare të Shkencave, lehtëson përfshirjen e qasjes shkencore në arsimin e mesëm. Informacioni është falas për të gjithë të interesuarit në faqen zyrtare të institucionit shkencor.

Në modulin "Paketa arsimore – nxënës", mund të gjenden disa kurse të përshtatura me programet mësimore të gjuhës, letërsisë bullgare dhe historisë.
Identitet dhe dallimet në shoqëri
“Aty mund të gjeni si njohuri themelore që plotësojnë përmbajtjen mësimore në këto disiplina, ashtu edhe njohuri që lidhen me problematikën kirillo-metodijane, të cilat theksojnë veprën e vëllezërve të shenjtë dhe të nxënësve të tyre, si dhe rolin e tyre në formimin e identitetit kombëtar bullgar – thotë prof. Vesellka Zheljazkova, drejtoreshë e Qendrës Shkencore Kirill dhe Metodij.”

Mësimet janë bërë në mënyrë interaktive – me shumë ilustrime, materiale audio dhe video, fragmente nga letërsia, fakte interesante dhe detyra të pavarura që nxisin interesin dhe mendimin krijues të nxënësve. Ato shoqërohen me një fjalor të termave bazë, fjalëve të vjetra dhe të rralla.
Pjesë nga filmi - Rruga e shkronjave
“Videomësimet ndjekin momentet kyçe nga jeta e shenjtorëve Kirill dhe Metodij dhe e nxënësve të tyre, tregojnë për krijimin e glagolicës dhe të alfabetit cirilik, prezantojnë vepra emblematike nga epoka e Shekullit të Artë, tregojnë një pasqyrë të rolit të Bullgarisë tek popujt sllavë dhe afirmojnë praninë e saj të pandashme kulturore në kontinentin evropian – shton prof. Vesellka Zhelljazkova. – Sigurisht, këto mësime janë përshtatur me mundësitë gjuhësore të nxënësve që mësojnë gjuhën bullgare dhe historinë bullgare në një mjedis gjuhësor të huaj.”
Studime për të vegjël dhe të mëdhenj
Vëmendje të veçantë meriton kursi “Vepra e Kirill dhe Metodij– 10 episode të shkurtra”, kushtuar shkollave bullgare të së dielës jashtë vendit. Lektorë nga Qendra Shkencore Kirill dhe Metodij shpesh vizitojnë këto qendra arsimore dhe marrin pjesë në forume shkencore ndërkombëtare, si ai që u mbajt së fundmi në Londër, kushtuar inteligjencës artificiale në fushën e arsimit.
Ndarja e çmimeve për fituesit e konkursit - Gjurmët e veprës së Kirili dhe Metodij nëpër botë
“Dy vite më parë organizuam një konkurs me temën ‘Gjurmë të veprës së Kirill dhe Metodij në botë’, drejtuar nxënësve bullgarë dhe të huaj, dhe u befasuam nga pjesëmarrja e madhe e nxënësve nga shkollat bullgare të së dielës jashtë vendit – kujton prof. Vesellka Zheljazkova. – Konkursi u zhvillua në disa kategori – projekt kërkimor, ese, tregim dhe vizatim – dhe morën pjesë 142 nxënës, shumica prej tyre nga institucionet arsimore bullgare jashtë vendit. Ne botuam edhe një libër shumë të bukur me veprat fituese.”

Sipas drejtoreshës së institucionit shkencor, interes të madh gëzon edhe lektorati me video për shenjtorët Kirill dhe Metodij, i cili është i destinuar për një audiencë të gjerë kureshtare dhe mund të gjendet në kanalin e institucionit në YouTube. “Ai përmban 24 tema, të kushtuara ngjarjeve të rëndësishme, veprave letrare dhe fenomeneve kulturore nga historia dhe letërsia bullgare mesjetare, si dhe pasqyrimit të tyre gjatë periudhës së Rilindjes dhe kohëve moderne”, shpjegon prof. Vesellka Zheljazkova.

Për platformën “Kirillometodikon” pyesin edhe studiues nga Bullgaria dhe nga jashtë, pasi kurset arsimore janë vetëm një pjesë e saj, dhe shumë nga elementet që përmban janë veçanërisht të dobishme për ata që merren me shkencë. Materialet më të fundit janë të pajisura me titra në gjuhën angleze, për të arritur një audiencë sa më të gjerë, aq më tepër që Qendra Shkencore Kirill dhe Metodij bashkëpunon në kuadër të programit “Erasmus+” me 13 universitete nga gjashtë vende evropiane.

Foto: kmnc.bg, Qendra Shkencore Kirill dhe Metodij pranë Akademisë Bullgare të Shkencave
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Kostandina Bello


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Karnavali i Gabrovos na tërheq me një program të pasur dhe provokime të shumta

Nga 12 deri më 18 maj qyteti i Gabrovos sërish do të shndërrohet në skenë emocionesh e krijimtarie me karnavalin e vet tradicional plot ngjyra, humor e shaka. Sivjet festa e zhurmshme përkon me 165-vjetorin e themelimit të qytetit dhe me ditën zyrtare..

botuar më 25-05-11 8.00.PD

Nxënësit bullgarë krijuan një lojë me një robot virtual detar për të luftuar mbeturinat

Nxënës nga Burgasi bashkuan interesin e tyre për teknologjitë dhe mbrojtjen e natyrës, duke krijuar një lojë digjitale ku një robot detar simpatik mbledh mbetje plastike e letre nga deti virtual, duke kapërcyer valë ndotjeje dhe sfida ekologjike,..

botuar më 25-05-10 9.30.PD

Bullgari feston Ditën e Evropës apo Ditën e Fitores?

Dita e Evropës apo Dita e Fitores? 8 apo 9 maj? Përballemi vazhdimisht me tema që na ndajnë shoqërisht. Data aktuale, 9 maji – fitorja mbi Gjermaninë naziste më 1945 në Luftën e Dytë Botërore, gjithashtu shkakton debate çdo vit. Duhet të..

botuar më 25-05-09 2.30.MD