Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Big Bendi i Radios Kombëtare Bullgare hap sezonin e ri me një koncert atraktiv

3
Foto: BNR

Big Bendi i Radios Kombëtare Bullgare (BNR) me dirigjent Antoni Donçev hap sezonin e ri krijues me një koncert më 24 tetor në Studion e Parë të Radios. Programi përfshin muzikë origjinale nga Dimitër Bodurov - pianist, kompozitor dhe producent që jeton dhe krijon në Holandë për një çerek shekulli.

Dimitër Bodurov

Krahas muzikantëve të Big Bend-it, atij në skenë do t'i bashkohen edhe Mihaill Ivanov - kontrabas dhe Martin Hafizi - bateri, me të cilët Dimitër Bodurov ka vite që punon.

Martin Hafizi

Ata do të prezantojnë projektin e tij të autorit “Dekagon”, kushtuar 10-vjetorit të festivalit RADAR në Varna, ku pianisti është bashkëthemelues dhe drejtor artistik. I krijuar fillimisht për ansamblin e dhomës, "Dekagon" zhvillon idenë e dhjetësheve me 10 kompozime, secila kushtuar një numri të ndryshëm.

Për muzikantët pjesëmarrës në koncert mund të lexoni më shumë në botimet nga koleksioni i Radio Bullgarisë:

Në koncertin e 24 tetorit do të dëgjojmë “Dekagon” në një version të përshtatur enkas për Big Bend-in e Radios Kombëtare Bullgare.

Foto: BNR, BGNES, imgur.com, Ani Petrova



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Galeria

Më shumë nga rubrika

"Ferri"

25 nëntori u shpall Dita Ndërkombëtare për Eliminimin e Dhunës ndaj Grave me iniciativën e Kombeve të Bashkuara qysh në vitin 1999. Ideja është që qeveritë, organizatat ndërkombëtare dhe organizatat joqeveritare të përqendrojnë vëmendjen e shoqërisë në këtë..

botuar më 24-11-25 6.10.PD

D2 dhe Grafa i japin jetë të re këngës "Sa e bukur je"

Një grup yjor dhe një këngëtar yjor u bashkuan për të ringjallur një këngë të shkruar gati një çerek shekulli më parë. D2 dhe Grafa incizuan këngën e tyre të përbashkët "Sa e bukur je", e cila u publikua këtë të diele në kanalin zyrtar të D2 në..

botuar më 24-11-22 6.55.PD

"Era"

Djemtë e dyshes së njohur “Molec” po i japin fund turneut të tyre në mbarë vendin me një shfaqje spektakolare. Më 21 nëntor në sallën Arena Sofja, Kris Makarov dhe Juli Sllavçev do të na përcjellin në universin e tyre muzikor. “Tre vjet pas shfaqjes së..

botuar më 24-11-20 8.30.PD