Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Pikëpamjet e ekspertëve për politikën financiare të shtetit në pragun e një Kuvendi të ri dhe Projektbuxhetin 2025

Foto: Pixabay

Pas zgjedhjeve të 27 tetorit, deri në fund të muajit, qeveria e përkohshme duhet të paraqesë në Kuvend Projektbuxhetin për vitin 2025. Sipas disa analistëve ekonomikë në vendin tonë, gjendja e planit buxhetor të shtetit për vitin 2024 ka qenë më e keqja në dekadën që pasoi. Tradicionalisht, në dy muajt e fundit të vitit bëhen shpenzimet më të mëdha të qeverisë, shpesh duke kaluar 10 miliardë leva në dhjetor, kujtojnë ekonomistët.

Në fund të shtatorit, deficiti në buxhet arriti mbi 2.8 miliardë leva dhe po rritet me shpejtësi më të madhe se në muajt e mëparshëm. Kjo vë në plan të parë temën e rritjes së të ardhurave buxhetore për vitin e ardhshëm. Pyetja e madhe që i ndau sindikatat dhe punëdhënësit në dy pole të kundërta është - a duhet të rriten taksat? Dhe nëse nga njëra anë ekziston mendimi se taksat nuk duhen prekur, por vetëm të optimizohen kostot, atëherë në anën tjetër është mendimi se në vend ka pabarazi sociale të madhe dhe është koha për të vendosur një taksë mbi pasurinë dhe fitimin, për të ndihmuar sektorët publikë që nuk financohen mirë.

"38-39% e buxhetit formohet nga taksat" - tha ekonomisti Georgi Ganev nga Qendra për Strategjitë Liberale në Sofje dhe rekomandoi shtrëngimin e rripit të qeverisë gjatë një diskutimi në Forumin e Shtatë Bankar dhe Financiar "E ardhmja e parasë":
Georgi Ganev
"Shpenzimet e qeverisë duhet të reduktohen, sepse një ekosistem po rritet rreth administratës dhe reziston fuqishëm kur dikush vendos të optimizojë gjërat. Për shembull, unë jam i habitur se si sistemi ynë shoqëror i mbështet të gjithë në mënyrë të barabartë. Ndodh që njerëzit jashtëzakonisht të pasur të kenë të drejtë të përfitojnë ndihma në formën e pensioneve sociale. Deficiti në sigurimet shtetërore është për shkak të ndihmave shtetërore të pa matura dhe të shpërndara pa qëllim. Ato nuk ndihmojnë as në luftën kundër pabarazisë dhe varfërisë. Edhe numri i të punësuarve në sektorin publik duhet të trajtohet në mënyrë racionale”.

Një tjetër ekspert, i cili punon me instrumente financiare dhe monitoron dinamikën e inflacionit, shpreh mendimin e kundërt: “Shpenzimet më të mëdha duhet të kompensohen në buxhet, pasi ato bëhen për shkak të plakjes së popullsisë dhe në sektorin e mbrojtjes. “ – thekson Kristofor Pavllov – ekonomist kryesor në një nga bankat e mëdha:
Kristofor Pavllov
"Ideja se taksat e ulëta mund të zgjidhin të gjitha problemet tona është e gabuar. Mund të shihet se Bullgaria ka probleme me pabarazinë, të ardhurat e shumicës së punëtorëve janë gjithashtu të ulëta, madje e drejta dhe përgjegjësia e qeverisë për të formuar pagë minimale sfidohet dhe pothuajse nuk ka asnjë rol në këto procese të tregut. Dhe sa i përket taksave - taksat mbi pasurinë mund të rriten, sepse nuk është sekret për askënd që ka shumë të pasur në vendin tonë. Taksat mbi fitimet e kompanive dhe taksat e “dividendit” në Bullgari janë më të ulëtat në të gjithë BE-në”.

Qeveria e përkohshme ka një horizont të shkurtër veprimi dhe vendimet e vlefshme janë në duart e partive politike që do të jenë në Kuvendin e ardhshëm kombëtar – thonë nga Këshilli Ekonomik dhe Social i Republikës së Bullgarisë. Këshilli, si organ shtetëror, merret me analizën e proceseve dhe duke pasur parasysh interesat e shoqërisë, përpiqet të gjejë një lloj “recete” për t’ua ofruar pushtetarëve.
Zornica Rusinova
“Për momentin, ekspertët e Këshillit janë duke punuar në mënyrë aktive mbi një analizë të sistemit tatimor dhe të sigurimeve. Kjo është caktuar nga Kuvendi Kombëtar për një vit të tërë - një analizë e plotë dhe e detajuar e sistemit të pensioneve dhe në fund të muajit dhjetor do të ketë rekomandime konkrete se si duhet të përmirësohet apo të perfeksionohet sistemi i pensioneve” – njoftoi Zornica Rusinova, kryetare e Këshillit Ekonomik dhe Social.

Foto: BTA; Pixabay
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Kostandina Bello


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Këshilli trepalësh sërish nuk ra dakord për pagën minimale për vitin 2025

Përfundoi pa konsensus mbledhja e sotme e Këshillit Kombëtar për Bashkëpunim Trepalësh, në të cilin u diskutua një projekt-dekret i qeverisë për rritjen e pagës minimale nga 933 leva /477,04 euro/ në 1077 leva /550,66 euro/ nga 1 janari 2025...

botuar më 24-10-11 3.58.MD
 Vlladimir Malinov

Terminali në Aleksandrupolis kontribuon në konkurrencën e lirë

Terminali i gazit të lëngshëm natyror në Aleksandrupolis, në të cilin Bullgaria është bashkë-aksionare, tashmë kontribuon në konkurrencën jo vetëm të Greqisë dhe Bullgarisë, por edhe të të gjithë rajonit. Kështu tha ministri në detyrë i energjetikës,..

botuar më 24-10-09 12.49.MD

Do të modernizojnë ndërmarrjen e vetme shtetërore të përpunimit të qumështit "LB Bulgaricum"

Ka filluar modernizimi i bazës prodhuese të ndërmarrjes së vetme shtetërore të përpunimit të qumështit “LB Bulgaricum” në Vidin, siç ishte premtuar nga pushtetarët. Renovimi i bazës prodhuese do të kryhet në faza, njoftoi Ministria e Ekonomisë. Në..

botuar më 24-10-07 4.36.MD