Gjithmonë origjinale, Preja tërheq vëmendjen e adhuruesve të saj me këngën e re "Çdo ditë". Në të këngëtarja drejton një mesazh të veçantë bazuar në një histori shumë personale. Si autore e tekstit, Preja mori frymëzim nga partneri i saj prej shumë kohësh, me të cilin shkëmbyen premtime para njerëzve më të afërt këtë verë. Kënga kap pikërisht ato momente të vogla por të paçmueshme që e kthejnë një lidhje në një histori të vërtetë dashurie.
Videoja e këngës “Çdo ditë” mbledh momente nga nëntë vitet e lidhjes së tyre - nga përjetimet e përditshme, përmes momenteve emocionuese dhe argëtuese, deri në ditën e dasmës.
Preya punoi përsëri me Denis Popstoev në muzikë dhe aranzhim. Tandemi i tyre krijues na sjell një kombinim shumëngjyrësh të tingujve afro dhe pop, të zbukuruar me elementë të folklorit bullgar. Për krijimin e këngës këngëtarja tregon:
“Ne hymë në studio pa një detyrë specifike, thjesht donim të argëtoheshim me Denisin dhe mendoj se dëgjuesit do ta ndjejnë atë tingull natyral - si në muzikë ashtu edhe në tekst.”
Redaktore: Diljana Traçeva
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Svetllana Dimitrova
Foto: @preyah_officialKrishtlindjet janë një festë shumë e veçantë për këngëtaren Rumjana Koceva. Për vite, ajo mbledh familjen dhe miqtë në shtëpinë e saj - momente të dashura që i ngrohin ditët e saj deri në Krishtlindjet e ardhshme. Këngëtarja e estradës këtë vit i dha..
Një nga këngët më të reja për festat që po vjen është "Mrekullia e Krishtlindjes" e realizuar nga këngëtarët e rinj Stefani Ilieva dhe Stojço Stojçev, i njohur me pseudonimin STOYCHOS. Përderisa Stefani ka dy këngë origjinale, për STOYCHOS dueti i..
Duke i qëndruar besnike stilit të saj të butë dhe elegant, këngëtarja Bellosllava arrin gjithmonë të na befasojë. “Të pëlqej” titullohet kënga e saj më e re, këtë herë me reperin Bobo. Teksti është i saj, ndërsa muzika dhe aranzhimi janë të pianistit Zhivko..