Avokatët nga i gjithë vendi njoftuan se sot në mesditë do të mblidhen në një protestë paqësore para ndërtesës së Gjykatës në Sofje, për të shprehur mospajtimin e tyre me mënyrën se si është bërë zgjedhja e Prokurorit të Përgjithshëm. Ata kërkojnë që të ndërpritet procedura e hapur për zgjedhjen e tij para formimit të Këshillit të ri të Lartë Gjyqësor. Sipas tyre, këto zgjedhje do të ishin jolegjitime, pasi afati i Këshillit të Lartë Gjyqësor aktual është me afat të skaduar.
“Në ditën e fundit për nominime - më 11 tetor 2024, u propozua një kandidaturë e vetme për Prokuror të ri të Përgjithshëm - ajo e ushtruesit të detyrës së Prokurorit të Përgjithshëm Borisllav Sarafov. Nominimi i një kandidature që nuk gëzon autoritet të padiskutueshëm profesional dhe besim në shoqëri, krijon ndjesinë e një zgjedhjeje të padrejtë”, shprehen avokatët në një adresë të publikuar në faqen e Odës së Avokatëve të Sofjes.Zëvendëskryeministrat dhe ministrat e transportit, Grozdan Karaxhov dhe Aleksandër Nikolloski, nënshkruan në Gjueshevo një Marrëveshje për fillimin e ndërtimit të tunelit hekurudhor midis Bullgarisë dhe Republikës së Maqedonisë së Veriut. Objekti është..
Anija fantazmë “VIVA 962” ndryshoi të paktën 10 emra dhe shumë pronarë përpara se të shfaqej çuditërisht pranë Kepit Emine më 1 nëntor. Ekuipazhi përbëhet nga një kapiten dhe një mekanik me pasaporta ukrainase nga Harkivi, raporton portali "24 Çasa"...
Më shumë ura mbi Danub nuk janë vetëm një çështje dypalëshe midis Bullgarisë dhe Rumanisë - ato janë një përparësi strategjike për prosperitetin e të gjithë BE-së dhe për sigurinë tonë kolektive brenda NATO-s. Kjo u theksua nga..
Eurodeputeti i Partisë Popullore Evropiane, Andrej Kovaçev, bëri thirrje për miratim urgjent të ndryshimeve në Ligjin për Shtetësinë Bullgare gjatë një..
Veprimet e Agjencisë Shtetërore për Sigurinë Kombëtare në kompanitë bullgare të “Lukoil”-it janë parandaluese me qëllim ruajtjen e infrastrukturës..
Të martën , temperaturat minimale do të lëvzin nga 8 deri në 13°, ndërsa në Sofje do të jenë rreth 9°. Gjatë ditës reshjet do të përfshijnë gjithë..